VIDEO/ A është Edi Rama i implikuar në trafikun e skllevërve nga Bangladeshi?

VIDEO/ A është Edi Rama i implikuar në trafikun e skllevërve nga Bangladeshi?

19:54, 11/04/2021
A+ Aa A-

Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar në faqen e tij në facebook mesazhin e një qytetari i cili shpjegon disa të vërteta të hidhura në lidhje me idenë e sjelljes së punëtorëve nga Bangladeshi në Shqipëri.

Në këtë mesazh hidhen edhe akuza se pas një ideje të tillë qëndrojnë interesa të mafies.

“Me sa duket kemi të bejmë me një rrjet mafjoz trafikimi në të cilin perfiton vetë Rama dhe mafja shtetërore rreth tij”, thuhet në mesazhin e publikuar nga Berisha.

Ndërkohë që ai i bën “Thirrje Këshillit të Europës, Parlamentit Europian, Komisionit të OKB për të drejtat e njeriut të hetojnë me përparësi këtë trafik skllevërish të mafies shtetërore shqiptare”.

Ja postimi i plotë:

A është Edi Rama i implikuar në trafikun e skllevërve nga Bangladeshi?

Ai premton të kthejë Shqipërinë në qendër të skllavërisë, në të cilin vijnë puntorë që nuk pyesin për lirinë dhe të drejtat demokratike.

Ndërkohë duket se fitimi i skllevërve në Shqipëri është zero. Fitimet e kësaj afere të pistë çnjerezore i kalojnë mafies se të dy vendeve.

Lexoni mesazhin qytetarit dixhital lidhur me këtë aferë mafioze.

Ju bëj thirrje Këshillit të Europës, Parlamentit Europian, Komisionit të OKB për të drejtat e njeriut të hetojnë me përparësi këtë trafik skllevërish të mafies shtetërore shqiptare. sb

Përshendetje Doktor Berisha, për Pashkë takova menaxheren e kompanisë dhe e pyeta kur do te vijnë kolegët nga Bangladeshi? Me thanë të drejtën u befasova me shpenzimet: bileta e avionit 1145 euro, tax viza 80 euro, LP 50 euro, sigurimi 40 euro, si dhe letra të tjera sa është fatura 210 mijë lek të reja, aq sa unë jam paguar për 8 muaj! Më garantoj se do të jemi të barabartë në baze të VKM 1025, 16.12.2020 të firmosur nga Braçe. Problemi fillon kush do paguajë ushqimin 5 mijë lek dhe fjetjen 5 mijë? Nëse e paguajnë puntorët ata dalin 0 fitim? Nese e paguan kompania kolegët tanë do marrin 600 kurse ne shqiptaret 300 mijë lekë të vjetra? Sapo të mesojnë shqip ata do pushohen dhe do largohen. Për tu kthyer ata s’kanë kursyer asgjë do të shkojnë drejt vendeve përendimore. Ndoshta kjo a ndikon në integrimin? Nuk jam shumë optimist se ky premtim do të na zgjidhe hallet e Shkodrës.

Me sa duket kemi të bejmë me një rrjet mafjoz trafikimi në të cilin perfiton vetë Rama dhe mafja shtetërore rreth tij.

Kërkesa ime është të paktën të kemi një zv/minister në qeveri ose një n/kryetare parlameti të na ndihmojnë për ndonjë investitor dhe të kthejnë rendin e qetësinë. Respekt për ju.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco