Spaho: Me programin e PD-së, ringritja e bujqësisë dhe e ekonomisë në fshat do të jetë e menjëhershme

Spaho: Me programin e PD-së, ringritja e bujqësisë dhe e ekonomisë në fshat do të jetë e menjëhershme

19:03, 11/04/2021
A+ Aa A-

Kordinatori Edmond Spaho ishte në fshatin Orman, ku në takime me banorë dhe fermerët diskutoi problemet e shumta të  fshatit këto tetë vite.

Banorët thanë se këto vite vetëm kanë hyrë në borxhe të thella për prodhimet bujqësore, për ndërtimin e shtëpive, arsimimin e fëmijëve dhe për të përballuar jetën e përditshme. 

“Ne nuk i përballojmë dot më harxhimet që kemi në punimet e tokës dhe në mbajtjen e bagëtive. Prodhimet bujqësore dhe blegtorale kanë mbetur stok, ose shiten me çmime minimale që nuk mbulojnë shpenzimet tona", u shprehën ndër të tjera disa fermerë.

Sipas tyre, shteti nuk i ka dhënë asnjë subvencion fshatarëve dhe fermerit të vërtetë.  

Çmimet e karburantit, veglat bujqësore, pesiticidet janë rritur shumëfish këto vite.

Spaho tha se me programin e PD shumë probleme të bujqësisë do gjejnë zgjidhje, pasi lehtësitë e taksave do të jenë të ndjeshme dhe do të nxjerrin bujqësinë nga kriza e thellë.

“Me programin e qeverisë Basha, politikat sociale do të mbështesin familjet në nevojë dhe krijimin e familjeve të reja. Me programin e PD ringritja e bujqësisë dhe ekonomisë në fshat, do të jetë e menjëhershme”, deklaroi Spaho.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco