FOTO/ Jorida Tabaku: Vendi ka nevojë për një udhëheqje që bashkon dhe jo që ndan

FOTO/ Jorida Tabaku: Vendi ka nevojë për një udhëheqje që bashkon dhe jo që ndan

17:58, 11/04/2021
A+ Aa A-

Drejtuesja politike e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, zhvilloi sot takime me familje të zonës së Saukut.

Në takimet me banorët e kësaj zone, Tabaku u shpreh se Shqipëria ka nevojë për përbashkim, vendi ka nevojë për një udhëheqje që bashkon dhe jo që ndan.

Gjithashtu numri 2 në listën e PD-së në kryeqytet theksoi se ndryshimi është i rëndësishëm dhe jetik, teksa kombi ynë ka nevojë të ecë përpara në rrugën drejt BE-së dhe në krijimin e një shoqërie të shëndetshme.

“Një takim i bukur me familjet e nderuara të Saukut. Kënaqësi që do të jem përfaqësuese e këtij komuniteti kaq të dashur.

Shqipëria ka nevojë për përbashkim, vendi ka nevojë për një udhëheqje që bashkon dhe jo që ndan.

Ndryshimi është i rëndësishëm dhe jetik. Kombi ynë ka nevojë të ecë përpara në rrugën drejt BE dhe në krijimin e një shoqërie të shëndetshme.

Familja fiton kur qytetari fiton, kur të ardhurat për frymë rriten dhe kur qeveria ka plane konkrete. Ne i kemi këto plane dhe po përdorim çdo mjet dhe rrugë për t’ua treguar qytetarëve.

Qytetaria do të prevalojë përballë meskinitetit dhe gënjeshtrave. Angazhimet do të prevalojnë përballë propagandës së rreme. E vërteta do të mbizotërojë përballë gënjeshtrave të vazhdueshme.

Në 25 prill voto PD! Voto numrin 9! Voto Shqipërinë që Fiton!”, thekson Tabaku.

/ Florian Behlula / Syri.net /

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco