‘Braktisen fshatrat, mbyllen shkollat’, Mziu viziton fshatrat në Dibër: Rilindja shkatërroi arsimin

‘Braktisen fshatrat, mbyllen shkollat’, Mziu viziton fshatrat në Dibër: Rilindja shkatërroi arsimin

17:16, 11/04/2021
A+ Aa A-

Drejtuesi politik i Qarkut Dibër Xhelal Mziu, ka vijuar takimet në çdo seksion, në çdo fshat të Dibrës. Në takimet me qytetarët në çdo fshat ankesat dhe shqetësimet që ato kanë, janë po thuajse të njëjta. Ndër shqetësimet më kryesore, është arsimi i cili në këto 8 vjet ka bërë hapa prapa. Fshatrat e Dibrës janë braktisur si pasojë e varfërisë, mungesës së punës dhe investimeve në infrastrukturë. Për pasojë janë mbyllur shkollat duke rritur në maksimum paditurinë dhe injorancën. Janë me dhjetëra shkolla që janë mbyllur në fshatrat e Dibrës, dhe ato ku nuk janë mbyllur dhe janë grupuar nuk kanë kushtet më minimale.

Mziu ishte në fshatrat e njësisë administrative Tomin, që ndodhen përreth qytetit dhe konstatoi 7 shkolla të mbyllura,dha ato që janë nuk i afrohen një shkolle normale. Shkolla pa ngrohje, pa energji elektrike, pa ujë, pa tualete, madje edhe pa mësues, apo mësues militantë pa diploma përkatëse. Ky standart i krijuar në këto vite të Rilindjes ku hiqen mësuesit pse shkruajnë një status në facebook dhe "sekretarët" e partisë si në monizëm, ndjekin nenin 55 të diktaturës "Agjitacion e propagandë" , duke larguar mësuesit profesionistë dhe duke mbushur shkollat me mësues militantë, po shkatërron arsimin, po e kthen Dibrën në ditët më të zeza, ku rriten injorantë, u shpreh Mziu në takimin me banorët e Dohoshishtit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco