Basha sfidon Ramën: Ke frikë të përballesh, e qep gojën kur vjen puna tek debati

Basha sfidon Ramën: Ke frikë të përballesh, e qep gojën kur vjen puna tek debati

10:00, 11/04/2021
A+ Aa A-

Nga Burreli, kreu i PD-së Lulzim Basha ka sfiduar Edi Ramën për një përballje në debat përpara zgjedhjeve të 25 prillit.

Basha tha në një takim me gratë, se Rama ka frikë që të përballet dhe e qep gojën kur vjen puna te debati.

Për drejtuesin e opozitës, Edi Rama përpara se të kërkojë një mandat të tretë duhet të tregojë se çfarë bëri 8 vite në pushtet.

‘Shmang edhe debatin, që ju e dini, këtu në Mat keni disa fjalë të urta për trimërinë e burrave. Zgjuarsinë pas Kuvendit dhe trimërinë pas lufte. Trim në ekran duke sharë dhe përbaltur këdo, sigurisht preferencë ka opozitën, por nuk ja kursen akujt që i del përpara, por kur e ftoj në debat e qep gojën, ka frikë nga debati.

Unë nuk e ftoj për veten time se nuk më merr malli të bëj debat me të, por në një vend demokratik është detyrim ndaj qytetarëve debati, e ke detyrim të thuash çfarë bëre 8 vite me pushtetin, ashtu sikur unë e kam detyrim të them çfarë kam në plan për qeverisjen’ - tha Basha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco