Duka: Takimi me përfaqësues të OSCE, zgjedhjeve të lira garantojnë të ardhmen e vendit

Duka: Takimi me përfaqësues të OSCE, zgjedhjeve të lira garantojnë të ardhmen e vendit

09:18, 11/04/2021
A+ Aa A-

Kryetari i PAA-së, Agron Duka, ka zhvilluar një takim me Përfaqësuesit e OSCE/ODHIR në Shqipëri, përkatësisht: William Romans, dhe Adela Danaj.

Duka u shoqërua në këtë takim nga Genc Juka, Sekretar i Përgjithshëm, Thoma Miҫo, Sekretari Juridik, Kole Gjokaj, Këshilltar i Marrëdhënieve me Jashtë dhe Arben Malaj, Konsulent Politik, ku në fokus të diskutimeve ishte Kodi Zgjedhor dhe zhvillimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Duka dhe pjesëtarët e PAA në takim qartësuan se:

1. Ndryshimet në Kod ngushtuan hapësirat për konkurrim dhe rritje të alternativave të reja politike dhe partive të vogla në vend.

2. Ndryshimet në Kod rritën dhe thelluan defiçitin demokratik pasi ruajta e pahapur e listave të deputetëve për votuesit nuk është 30% por 60% e deputetëve të ardhshëm. Kjo cenon edhe cilësinë e deputetëve në parlamentin e ri.

3. Është rritur risku për keq-përdorimin e strukturave dhe fondeve publike nga mazhoranca në funksion të deformimit të vullnetit të zgjedhjeve.

4. Heqja e logove të partive politike dhe emrave të kandidatëve nga fleta e votimit rrit ndjeshëm riskun e votave të pavlefshme e cila mund të deformojë vullnetin e zgjedhësve.

5. PAA humbi të drejtën ligjore për konkurrimin e saj si forcë politike në të gjithë vendin.

Partitë politike janë një subjekt politik në garë dhe kandidatët për deputet janë një subjekt tjetër. Votuesit duhet të kishin lirinë e plotë për të zgjedhur të dyja bashkë ose secilën prej tyre veç e veç sipas preferencave dhe pritshmërive të tyre, në të gjithë vendin.

Duka pyetjes së përfaqësuesit të OSBE/ODHIR: Përse PAA nuk kandidoi e vetme kur keni parashikime optimiste për PAA? Ju përgjigj se: PAA ka një mision ndaj shqiptarëve, rotacionin politik dhe nuk duhet të dëmtonte asnjë votë pro koalicionit dhe e dyta; PAA jashtë koalicionit nuk ka asnjë siguri për numrin e votave pasi Shqipëria vuan nga vjedhja e votave dhe politikanët hajdutë të votave janë akoma të padënuar.

Duka qartësoi se PAA ndryshe nga shumë parti të vogla është parti me mision dhe program të qartë, pro zhvillimit të qëndrueshëm rural dhe pro ekonomisë së Gjelbër.

Romans theksoi se OSBE/ODHIR do të angazhojë vëzhgues dhe do të ndjekin nga afër gjithë procesin përpara dhe gjatë ditës së votimeve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco