‘U largova 18 vjeç nga Shqipëria’/ Basha: Emigracioni shkakton plagë të mëdha, veçanërisht te nëna…

‘U largova 18 vjeç nga Shqipëria’/ Basha: Emigracioni shkakton plagë të mëdha, veçanërisht te nëna…

17:14, 08/04/2021
A+ Aa A-

Kreu i PD-së Lulzim Basha, gjatë vizitës në një familje në Lushnje, e konsideroi emigracionin një plagë të madhe të vendit.

Kryedemokrati solli në kujtesë momentet kur ishte 18 vjeç dhe u largua nga Shqipëria, ndërsa u shpreh se u shkaktoi prindërve, e veçanërisht nënës, ndjesinë e dhimbjes.

“Sa më afër të jetë Shqipëria me Evropën aq më shumë forcohet ekonomia. Sa më shumë të forcohemi ekonomikisht aq më shpejt do anëtarësohemi në BE. Në këtë mënyrë do t’ia bëjmë të mundur këtij brezi, unë besoj edhe brezit mbi ta, por domosdoshmërisht këtij brezi që të mos u shkojë në mendje emigracioni si e vetmja alternativë. Se plaga që kjo shkakton te familjet është e paimagjinueshme. Po ua them si dikush që ka qenë 18 vjeç kur është larguar nga Shqipëria. Unë jam larguar si student, por si sot më kujtohet ndjesia e dhimbjes, e plagës që ju shkaktova prindërve të mi, veçanërisht nënës time. Ndryshimi për ne, detyra kryesore është që të krijojmë kushtet që rinia shqiptare të gjejë veten e vet pranë familjes, pranë komunitetit, në vendin e vet”, tha Basha gjatë bashkëbisedimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco