Basha: Edhe kjo me aeroportin, dështim i radhës së njeriut që ka vënë interesat e tij mbi të çdo shqiptari!

Basha: Edhe kjo me aeroportin, dështim i radhës së njeriut që ka vënë interesat e tij mbi të çdo shqiptari!

13:03, 08/04/2021
A+ Aa A-

Kryetari I PD-së, Lulzim Basha, është pritur në mënyrë spektakolare sot nga qindra qytetarë në Lushnjë, një pritje që është shndërruar më pas në  miting spontan për shkak të pranisë së madhe të qytetarëve që iu bashkuan liderit të opozitës.

Duke shkuar drejt qendrës së qytetit, Basha i ka përshëndetur tregtarët para të cilëve kalonte dhe kur mori fjalën, dha këtë mesazh:

“Mirë se ju gjej zonja dhe zotërinj! Mirë se ju gjej vëllezër dhe motra! Mirë se ju gjej rini  lushnjare! Faleminderit për këtë pritje spektakolare, jam i nderuar, por e di se mbi të gjitha kjo është shprehja e vullnetit tuaj, të qindra, mijëra familje lushnjare që 25 prilli të jetë dita e ndryshimit për të gjithë Lushnjën, për të gjithë Shqipërinë.

Kudo  në Shqipëri e ndiej këtë padurim, sot e dëgjova nga zërat e  nënave lushnjare që takova në bulevard gjatë ecjes. Fjalët janë të thjeshta, burojnë nga zemra. Ato shprehin qartë se sa vendimtare janë zgjedhjet e  25 prillit për familjet, për fëmijët, për nënat dhe baballarët tanë.

Zgjedhja e 25 prillit është fare e thjeshtë. 8 vite me radhë lushnjarët u varfëruan, çmimet janë rritur, vendet  e punës janë mbyllur, rinia ka emigruar dhe përgjegjësi për këtë dështim vjen dhe edhe kërkon edhe katër vite të tjera.

Dështim në ekonomi, dështim në shëndetësi, dështim në arsim, dështim në gjithçka. Edhe kjo që po ndodh me aeroportin nuk është gjë tjetër veçse dështimi i radhës së një njeriu që ka vënë interesat e tij mbi interesat e çdo shqiptari."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco