Rama i kërcënoi me burg, Prokuroria nis hetimet ndaj kontrollorëve ajrorë

Rama i kërcënoi me burg, Prokuroria nis hetimet ndaj kontrollorëve ajrorë

23:11, 07/04/2021
A+ Aa A-

Prokuroria e Tiranës ka filluar hetimet për situatën e ndodhur në Aeroportin e Rinasit.

Vepra penale për të cilën po hetohet është ajo e “Shpërdorimit të detyrës", parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Nga ana e oficerëve të policisë gjyqësore po kryhen veprimet e para hetimore për zbardhjen e situatës dhe përgjegjësive.

Po vijojnë veprimet hetimore në drejtim të evidentimit të rolit të secilit prej personave të përfshirë në këtë ngjarje.

Hetimet kanë filluar pas kërcënimeve të Ramës dhe Ballukut, për kontrollorët e Rinasit.

Madje sot kryeministri Rama iu drejtua në mënyrë kërcënuese punonjësve të Albcontroll:  “Ndahuni nga ata që ju futën në këtë lojë të çmendur me zjarrin! Braktisini në rrugën e tyre qorre organizatorët e kallëzuar penalisht! Kush nuk kthehet në punë nesër, nuk do gjejë më vend në Albcontrol”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

t08/04/2021 08:01

Kjo prokurori e shkerdhyer pse nuk fillon hetimet per shperdorim detyre te ramziut per gjoben120 ml.

Shto koment

Denonco