Ironizoi pagat e larta të kontrollorëve, shihni sa milionë ka marrë Balluku nga Albcontrol

Ironizoi pagat e larta të kontrollorëve, shihni sa milionë ka marrë Balluku nga Albcontrol

22:17, 07/04/2021
A+ Aa A-

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, anashkaloi profilin e njeriut të qetë dhe gjatë ditës së mërkurë u shfaq kërcënuese dhe shantazhuese ndaj kontrollorëve të trafikut ajror, të cilët shpallën një grevë, për shkak të uljes së pagave prej më shumë se një viti, si edhe probleme të tjera të pashqyrtuara nga qeveria.

Balluku, krahas kërcënimeve me polici dhe humbje të vendit të punës, ironizoi punonjësit e “Albcontrol” për nivelin e tyre të pagave.

“A duhet marrë peng vendi për ta pasur rrogën 4400 dollarë”, tha Balluku, e cila shtoi se paga e kontrollorëve është ulur në 2490 dollarë, për shkak të efekteve të pandemisë.

Sipas “Bold news”, ministrja nuk e përmendi faktin se pagat e punonjësve të “Albcontrol” miratohen nga Bordi, pjesë e të cilës është edhe vetë Balluku.

Ajo zgjodhi të përdorte shifrat e pagës së kontrollorëve, për të hedhur në publik shashkën që grevistët ankohen për rrogat, megjithëse e kanë shumë herë më të lartë se sa mesatarja e të punësuarve në Shqipëri.

Por, ministrja Balluku, prej vitesh, ka qenë përfituese e drejtpërdrejt e pagave marramendëse nga “Albcontrol”, kur e drejtoi këtë institucion prej vitit 2013 deri në vitin 2018.

Referuar të dhënave të deklaratave të pasurisë, Belinda Balluku, në cilësinë e titullares së “Albcontrol” ka marrë nga 60 milionë lekë të vjetra deri në 77 milionë lekë të vjetra në vit, me një pagë mesatare mbi 6 milionë lekë të vjetra në muaj.

Një pagë e tillë thyen të gjithë rregullat e pagesës në institucionet publike, hierarkia e të cilave nis me rrogën e Presidentit të Republikës.

Por, Balluku, në krye të “Albcontrol”, e ka pasur pagën më shumë se trefishi i pagës së Presidentit.

Më konkretisht, në vitin 2014, Belinda Balluku, në cilësinë e drejtoreshës së “Albcontrol” është paguar me një pagë vjetore në vlerë rreth 63 milionë lekë të vjetra.

Kjo shifër është ndër më të ultt në pagën e Ballukut në “Albcontrol”.

Një vit më pas, në 2015, Belinda Balluku arkëton, vetëm nga paga, rreth 67 milionë lekë të vjetra.

Në 2016, të ardhurat e Ballukut kapin shifër stratosferike për një zyrtar shteti-plot 77 milionë lekë të vjetra.

Në dy vitet e mëpasshme, në 2017 dhe 2018, Belinda Balluku është paguar respektivisht me 63 milionë dhe 66 milionë lekë të vjetra.

Dhe më e çuditshmja vjen më pas. Balluku vendos të largohet nga rroga e majme, për t’u mjaftuar vetëm me pagën rreth 16 milionë lekë të vjetra në vit si Ministre e Infrastrukturës.

Si ka mundësi që të lëshonte një pagë mesatare 70 milionë lekë në vit, për një tjetër rreth 5 herë më të ulët?

Ndoshta, është ndjerë keq që u ka marrë shuma gjigante shqiptarëve apo ndoshta ka pëlqyer të provojë postin e ministrit, megjithëse kjo do t’i sillte ulje drastike në të ardhurat zyrtare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku07/04/2021 22:59

Paskan edhe rrogë ministrat? Nuk i mjaftojnë miliardat që vjedhin?

Shto koment

Denonco