PD padit Ramën në SPAK: Kërcënoi mësuesit, infermierët dhe administratën me vendin e punës

PD padit Ramën në SPAK: Kërcënoi mësuesit, infermierët dhe administratën me vendin e punës

19:43, 07/04/2021
A+ Aa A-

Pas kërcënimeve ndaj mësuesve, infermierëve dhe administratës me vendin e punës, Partia Demokratike paditi në SPAK kryeministrin Edi Rama për 4 vepra penale, në lidhje me zgjedhjet.

Sipas padisë së bërë publike, në themel të saj qëndron kërcënimi dhe shantazhimi i Ramës, sipas PD-së, për të punësuarit në arsim dhe shëndetësi përmes portaleve “Mësues për Shqipërinë” dhe “Infermierë për Shqipërinë”.

Partia Demokratike, thekson se Edi Rama ka konsumuar 4 vepra penale, për te cilat i kërkon SPAK të hapë hetim:

• Shpërdorimi i detyrës

• Korrupsion aktiv në zgjedhje

• Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore

• Kanosje apo dhunim ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje

“Me këtë veprim, vetë Kryeministri jo vetëm që ka cenuar zgjedhjet e lira dhe të ndershme, por mbi të gjitha ka konsumuar një sërë veprash të rënda penale, pasojat e së cilave ndikojnë drejtpërsëdrejti në rezultatin e zgjedhjeve”, thuhet në padinë e PD, që i kërkon SPAK veprime të shpejta e konkrete, me qëllim parandalimin e mëtejshëm të pasojave të këtij krimi elektoral dhe venien para përgjegjësisë të autorit të këtyre veprave penale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Koli07/04/2021 21:13

po per demin mbi 110 mln euro qe shkaktoj çeshtja Beketi do kete ndonje pergjegjes para drejtesise ? perse nuk denoncohen per shperdorim detyre nenpunesit e çdo niveli qe lidhen me kete dem te madhe financiar ?

Shto koment

Denonco