Lajmi i fundit

‘La Repubblica’ nxjerr zbuluar mashtrimin e Ramës: E pranoi vetë telefonatën me drejtorin e RAI-t

Balluku përmend sërish pagën e kontrollorëve, gazetari: Pse nuk u ankove për 6 mijë eurot e tua

Balluku përmend sërish pagën e kontrollorëve, gazetari: Pse nuk u ankove për 6 mijë eurot e tua

18:41, 07/04/2021
A+ Aa A-

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku ka dalë sërish në një konferencë për shtyp në lidhje me situatën e krijuar në aeroportin e Rinasit, ku kontrollorët e Albcontrol kanë hyrë në grevë duke pezulluar fluturimet.

Sërish Balluku përmendi pagën e kontrollorëve dhe tha se kjo bëhet vetëm se ata kërkojnë mbi 4 mijë dollarë pagë në kohë pandemie, ndërsa shtoi se “marrin peng Republikën e Shqipërisë sikur ta kenë tokën e babait të vet”.

Por pikërisht përmendja e rrogës nga Balluku nuk ka kaluar pa komente në median sociale. Kjo për shkak se Balluku ka qenë vetë drejtuese e Albcontrol dhe nuk është se ka shprehur turp për pagën e saj stratosferike.

Gazetari Klodian Tomorri ka ironizuar pikërisht këtë fakt.

“Pjesa më prekëse te reagimi i qeverisë për krizën e Rinasit, ishte kur ministrja e Infrastruktures publikoi pagën e atij punonjësit grevist të Albcontrolit, që merrte 4 mijë dollarë dhe nisi ta ironizonte.

“Ky-tha ministrja- merr 8 herë më shumë se një shqiptar i zakonshëm. Por është i stresuar sepse nuk i dalin kaq lekë, kërkon që të marrë 15 herë më shumë. Ky është turp”- tha ajo. Prekëse. Shumë prekëse.

Ministrja e Infrastrukturës ka qenë për disa vite rresht drejtoreshe e Albcontrol. Unë e mbaj mend shumë mirë atëherë, kur sapo mori detyrën doli para mediave dhe tha:

“Unë e kam rrogën 6 mijë euro. Turp të më vijë, që marr 20 herë më shumë se sa shqiptari mesatar. Si e majtë që jam, nuk e pranoj këtë pabarazi skandaloze. I bëj thirrje Këshillit Mbikëqyres që të më ulë menjëherë rrogën se nuk mundem ta përballoj dot këtë turp.”

Por fatkeqësisht Këshilli Mbikëqyrës i asaj kohe nuk dëgjoi dhe nuk e uli rrogën. Dmth ministrja, u detyrua të merrte me pahir, kundër deshirës, 6 mijë euro në muaj.

Ps. E vetmja mundësi për të mos shkalluar këtu, është t’i marrësh gjërat me humor. Qeveria na bën për budallenj çdo ditë, ne të paktën të tallemi, një herë në kaq kohe. Megjithëse në fund, prapë ne e hamë se ata marrin lekët, ne hamë shkopin,” shkruan gazetari.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco