Grida Duma: Një mesazh imi për të gjitha gratë e arrira dhe të sakrifikuara

Grida Duma: Një mesazh imi për të gjitha gratë e arrira dhe të sakrifikuara

10:07, 07/04/2021
A+ Aa A-

Nga Grida Duma.

Ky është një mesazh personal imi, i gruas shqiptare, për të gjitha gratë e arrira dhe gratë e sakrifikuara shqiptare: Ju drejtohet, sepse jam e bindur që gruaja shqiptare kudo ku është nuk do të pranojë më, të rrijë në heshtje e të lërë një njeri, Ramën, të shkatërrojë njerëzit e saj të shtrenjtë, fëmijët, familjen, veten të gjithë të lënë mënjanë, të ofenduar të parespektuar të papaguara si duhet për punën e pandalshme.

Unë besoj që nuk ka grua shqiptare që do heshtë më, kur fëmijët lënë vendin dhe kur vetë nënat i kanë përcjellë nga Shqipëria se këtu nuk ishte as mundësia as dinjiteti as siguria për jetën, punën dhe dinjiitetin.

Gruaja shqiptare nuk do lejojë që errësira të nxijë të ardhmen e vendit të fëmijëve, tonën, sepse ajo ka ditur të dedikohet ndaj njerëzve të shtrenjtë për të kapërcyer vështirësitë duke e kapërdirë në heshtje të keqen vetëm që ta kalonte atë.

Nuk do të ndodhë sërish! Nuk do të rrijë mënjanë pa vepruar me gojën mbyllur! Gratë shqiptare i thonë mjaft Ramës!

Një grua e mençur më tha, "Shteti duhet të jetë si nëna për shqiptarët, të kujdeset si nëna për shtetasit." Shqipëria ka nevojë për forcën e zeshme të gruas shqiptare dhe ajo do të flasë.

Ka ardhur çasti të bashkohemi dhe të konsolidojmë një forcë grash, që mbështet dhe i kthen shpresën fëmijëve, njerëzve familjes, Shqipërisë sonë të shtrenjtë. Dështimi nuk mund të trokasë në derë për herë të tretë, nëse guxon troket, ne duhet të mbrojmë njerëzit tanë, fëmijët tanë. Ramës do t'i mbyllim derën sepse boll ka shkatërruar.

Më 25 prill gruaja shqiptare do të sjellë ndryshimin; do të votojmë Lulzim Bashën. Ne do t'i kthejmë shpresën jetëve tona! Shqipëria do të fitojë!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco