Vasili: Tirana për faqe të zezë nga trafiku, të pafytyrët e bashkisë flasin për suksese

Vasili: Tirana për faqe të zezë nga trafiku, të pafytyrët e bashkisë flasin për suksese

09:24, 07/04/2021
A+ Aa A-

Tirana është zgjuar mëngjesin e së mërkurës nga zhurmat e një trafiku të rënduar, në kushtet kur disa segmente kyçe rrugore janë bllokuar për punimet. Petrit Vasili, nënkryetar dhe kandidat i LSI, ka  akuzuar bashkiakët e kryeqytetit se si dalin me pafytyrësi në këtë situatë për të folur për suksese.

“E gjithë Tirana për faqe të zezë nga trafiku se ra shi, - shkruan Vasili dhe publikon pamje nga rrugët e bllokuara këtë mëngjes. - Dhe këta të pafytyrët e bashkisë së Tiranës me Erion Veliajn në krye kanë guxim e dalin e mbajnë fjalime për suksese. Vetëm një "sukses" kanë, që ua nxinë jetën qytetarëve përditë dhe që i shkatërruan nga nervat dhe nga paratë.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco