‘Qeveria ka shkatërruar burimet natyrore në Kukës’, Hoxha: Më 25 Prill nis ndryshimi për Shqipërinë

‘Qeveria ka shkatërruar burimet natyrore në Kukës’, Hoxha: Më 25 Prill nis ndryshimi për Shqipërinë

09:26, 07/04/2021
A+ Aa A-

Drejtuesi politik i PD Flamur Hoxha takoi banorët në Kolsh të Kukësit me të cilët bashkëbisedoi për gjendjen e vështirë ekonomike dhe sociale në të cilën ndodhet zona dhe largimi i të rinjve.

Banorët e Kolshit theksuan se po shfrytëzohen pa kriter burimeve minerare duke prishur mjedisin dhe duke dëmtuar të ardhmen e tyre.

"Të vetmen fabrikë e pasurimit të kromit që kishte zona rilindësit e mbyllën duke i vënë gjoba, u nxorën në rrugë 300 punëtorë", thanë ata.

Flamur Hoxha tha se vota e 25 Prillit është vendimtare për të larguar Edi Ramën, si përgjegjësi i vetëm për problemet e shqiptarëve 8 vite të qeverisjes së tij.

"Më 25 Prill nis ndryshimi për Kolshin dhe gjithë Shqipërinë", gatantoi Flamur Hoxha gjatë takimit me banorët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco