Kryemadhi: Shqiptarët janë gati për ndryshimin e madh të 25 prillit

Kryemadhi: Shqiptarët janë gati për ndryshimin e madh të 25 prillit

08:30, 07/04/2021
A+ Aa A-

"Shqiptarët janë gati për ndryshimin e madh të 25 prillit," ka shprehur bindjen kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, pas takimeve të fundit me qytetarë që ka zhvilluar edhe ditën e martë.

"Këtë vullnet të palëkundur e ndjemë edhe përmes takimit madhështor në njësinë 7 në Tiranë, - shkroi ajo në Fb. - LSI është forcë vendimtare për qeverisjen dhe një votë për LSI është mbështetje për vizionin tonë për forcimin e familjes, për mbështetjen e brezit të ri, për Shqipërinë shtëpinë e punësimit dhe mirëqenies për secilin prej jush."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco