Zëri Amerikës: Humbet përfundimisht gjyqin, Shqipëria do i paguajë Becchettit 110 mln euro

Zëri Amerikës: Humbet përfundimisht gjyqin, Shqipëria do i paguajë Becchettit 110 mln euro

18:11, 02/04/2021
A+ Aa A-

Shqipëria humbi përfundimisht gjyqin me sipërmarrësin italian Francesco Becchetti, lidhur me dëmshpërblimin e kërkuar nga ai për mbylljen e televizionit “Agon” në vitin 2015. Qendra Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve (ICSID) një gjykatë arbitrazhi, pjesë e Bankës Botërore, e dënoi Shqipërinë në Prill të vitit 2019 me 110 milion euro, duke gjykuar se mbyllja e televizionit ishte “motivuar politikisht”. Ky dënim përfaqëson dhe vlerën më të lartë me të cilën Shqipëria është dënuar nga një gjykatë arbitrazhi.

Autoritetet shqiptare reaguan duke kërkuar anullimin e vendimit të marrë. Në Gusht të vitit 2019 ICSID pranoi ankimimin duke urdhëruar pezullimin e përkohshëm të ekzekutimit të vendimit të saj. Kërkesa për anullim është një formë e jashtëzakonshme rekursi e parashikuar në mbrojte të parimeve themelore juridike që lidhen më një process. Një palë mund të kërkojë anullimin e plotë ose të pjesshm të një vendimi duke u mbështetur së paku në një prej 5 rasteve të parashikuara nga vetë rregullat e ICSID-së: kur trupa gjykuese nuk është formuar në mënyrë korrekte; kur ajo ka tejkaluar hapur pushtetin e saj; kur është konstatuar rast korrupsioni nga një prej anëtarëve; kur është vënë re devijimi nga një prej rregullave bazë të procedurave dhe kur vendimi nuk ka mundur të dëshmojë motivet mbi të cilat është bazuar. Kërkesa e palës shqiptare, u bazua te shkelja e procedurave gjatë procesit të arbitrazhit, por Komisioni Ad Hoc i ngritur për shqyrtimin e rastit, nuk e ka gjetur të drejtë pretendimin e palës shqiptare, e cila do të duhet tanimë të paguajë dëmshpërblimin prej 110 milion eurosh.

Për t’u përfaqësuar në procesin e ankimimit, Avokatura e Shtetit shqiptar kishte përzgjedhur studion amerikane, Foley Hoag, me një eksperiencë në trajtimin e rasteve të tilla. Ndërsa përballë saj, sipërmarrësi italian Becchetti, përfaqësohej nga dy studio të mëdha ligjore, Debevoise & Plimpton, me seli në New York, dhe Quinn Emanuel Urquhart & Sullivan, me seli në Paris dhe New York.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Balo Bna03/04/2021 06:48

L'esecuzione del torturatore fascista Pietro Koch.. Video ne YouTube...mos e humbisni!

Shqiptari02/04/2021 19:21

PIKERISHT, MEQENESE ARSYEJA E MBYLLJES SE TELEVIZIONIT AGON CHANNEL DHE E TE GJITHA BIZNESEVE TE BECHETTI, ESHTE POLITIKE. KJO PERBEN NJE VEPER PENALE E KRYER NE BASHKEPUNIM DHE ME PARAMENDIM TE PLOTE NGA EDVIN KRISTAQ RAMA DHE ZAGARI I TIJ ERJON DOBIÇ VELIAJ, PER ARSYE PERSONALE POLITIKE DHE JO NE EMER TE POPULLIT APO TE SHQIPERISE! SI RRJEDHIM SHUMEN E GJOBES DO TA PAGUAJNE PERSONALISHT SHKAKTARET E KETIJ DEMI SKANDALOZ! BOLL KA PAGUAR SHQIPERIA DHE POPULLI SHQIPTAR NGA KETA MASKARENJ!

Shkreli - keshilltari mbjelljes se qimeve 02/04/2021 19:19

Sa fat qe ka rilindari Edvin Suma mor !! E kapi nje dore 55 milion euro duke ndenjur ne maje te bythes. 50 me 50 kish rene dakort me Bechettin. Ka fat çuni I PPSh-se. Njeriu I ri I partise.

Gj 02/04/2021 19:11

jooo ne asnje menyr nuk duhet te oaguajme ne populli oer kapricot e rames e budallait ,ne asnje menyr ai e beri jo populli ,nuk jemi dele te paguajm per faje te rames ,,ai ti paguaj nje me nje .

Shkreli - keshilltari mbjelljes se qimeve 02/04/2021 19:09

Sa fat qe ka rilindari Edvin Suma mor !! E kapi nje dore 55 milion euro duke ndenjur ne maje te bythes. 50 me 50 kish rene dakort me Bechettin. Ka fat çuni I PPSh-se. Njeriu I ri I partise.

Shqiptari02/04/2021 18:40

NUK KA PSE T'I PAGUAJE SHQIPERIA DHE AS POPULLI SHQIPTAR, ATO 110 MILIONE EURO DO T'I PAGUAJE EDVIN RAMA DHE LALI PLEH VELIAJ! EH SA DEME, SA ZULLUME DHE SA TE ZEZA I KANE BERE KETA BANDITE DHE KRIMINELE KETIJ VENDI DHE KETIJ POPULLI! KETA DO T'I PAGUAJNE TE GJITHA!! NESE NJEREZIT NUK VOTOJNE OPOZITEN, ATEHERE KETO MILIONA DHE MILIARDA TE VJEDHURA DO T'I PAGUAJME NE PER 50 VJET!!!

free02/04/2021 18:21

Sa pa ardhur ketu, dihej që Bck e kishte ne cv e tij këtë stil. Me Syrrelin eshte ortak kripto. Po mjerë vendi me një drejtesi dhe politikanë të pistë horra. Korrupsioni me Back eshte krejt I trashë dhe evident.

Shto koment

Denonco