‘Do sigurojmë votimin elektronik’, PD thirrje emigrantëve: Ejani votoni më 25 prill

‘Do sigurojmë votimin elektronik’, PD thirrje emigrantëve: Ejani votoni më 25 prill

09:20, 01/04/2021
A+ Aa A-

Partia Demokratike ka reaguar me një deklaratë pas dështimit të madh të Edi Ramës për tu siguruar votën emigrantëve.

“Për 8 vite me radhë, Rama përdori emigrantët dhe Diasporën për propagandë dhe për abuzim me fondet publike”. “Rezultati final ishte mashtrimi dhe zhgënjimi i mbi 1 milionë shqiptarëve të Diasporës”, thuhet ne deklaratën e PD

E plotë:

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE

Edi Rama është një dështim në çdo drejtim. Pas 8 vjetësh premtime, ai dështoi t’u sigurojë emigrantëve shqiptarë të drejtën kushtetuese të votës në vendin ku ata jetojnë. Rregjistrimi i qytetarëve shqiptarë që jetojnë jashtë atdheut është përgjegjësi ekskluzive e qeverisë dhe Edi Rama nuk e përmbushi qëllimisht atë.

Për 8 vite me radhë, Rama përdori emigrantët dhe Diasporën për propagandë dhe për abuzim me fondet publike. Rezultati final ishte mashtrimi dhe zhgënjimi i mbi 1 milionë shqiptarëve të Diasporës.

Partia Demokratike, nesër në qeverisje, do të bëjë të mundur votimin elektronik për çdo qytetar shqiptar, brenda dhe jashtë vendit. Me votimin elektronik ne përmbushim angazhimin tonë që shqiptarët e Diasporës të ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar nga vendi ku jetojnë.

Partia Demokratike u bën thirrje emigrantëve të vijnë në Shqipëri për të votuar nê 25 Prill. Së bashku do të bëjmë ndryshimin!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Vlora vlora04/04/2021 22:53

Ne do te vijme por kam frike se do zhgenjejme .sepse do te na mashtrojn fasadat e propoganda fallco e 3 D e "kryeministrit" zhgaravin .Do te mahnitemi me gradacelat e bukura e te larta te mafiozeve ,duke mos ditur se cfar mekate mbartin ato godina mbi vete..E do te themi cfar shenderimi ,cfar mrekullie ka ndodh ne SHQIPERI .Bravo eDrama ???? .Duke bere perzgjedhjen politike mbi preferencat ideologjike sikur te behet fjal per nje klub sportiv!!! Duke mos njohur e jetuar nga afer realitetin Shqiptar ;duke mos jetuar tiranin poshteromin mizerien shkaterimin ekonomik te individit e te shtetit ;taksat mbytese ; korupsionin ne te gjitha fushat ; kriminaliteti si ne favelat e Rios ,sistemi shendetesor i shkateruar arsimi gjithashtu ,cmimet ne stratosfer konsumi 0 , bujqesia e renuar , vendi me problemin me te madh demografik per shkak te braktisies masive Dhe te gjitha kytyre po tu shtosh dhe deklaraten I Beqajt vjet ne gusht per punen e tamponeve ne TVSH !!! se emigrantet jan qytetar te huaj .sjan SHQIPTAR . Deklarat e cila po te guxonte ta bente nje anetar i qeveris ose dhe nje politikan i thjesh ne vendet ku jetojme do ta kishin kryqezuar.Pikerisht te gjitha keto harojme ne .Te gjith ata qe e duan ATDHEUN e quhen SHQIPETAR kan detyrim patriotik atdhetar te vijme te votojme .( ne qofte se e lejojne aktjualitetet) per te cliruar Atdheun nga gllaberimi i basdardeve hiena .Pavaresisht se shtetit i interesojne vetem eurot tona!!!

Shto koment

Denonco