Ndryshe nga Shqipëria/ Ja pse Kina nuk bën vaksinimin e të moshuarve

Ndryshe nga Shqipëria/ Ja pse Kina nuk bën vaksinimin e të moshuarve

11:29, 30/03/2021
A+ Aa A-

Ndërsa të moshuarit ishin të parët që morën vaksinat kundër koronavirusit në çdo vend të botës, nuk ka ndodhur kështu në Kinë.

Gazeta e njohur South China Morning Post raporton sot se vetëm këtë muaj, Kina do të nisë vaksinimin e të moshuarve.

Disa qytete do të hapin zyrtarisht qendrat e vaksinimit për personat mbi 60 vjeç dhe në shëndet të mirë fizik.

Sërish, zyrtarët janë duke proceduar me kujdes, shkruan gazeta. Kjo për shkak se nuk ka akoma të dhëna për sigurinë dhe efektshmërinë e vaksinave.

Shumë vende perëndimorë e shohin me skepticizëm vaksinën kineze për shkak se ajo nuk ka publikuar të dhënat kryesore për fazën më të rëndësishme të testimeve.

Jo vetëm kaq, por gazeta SCMP shkruan se vaksina kineze ka përfshirë shumë pak të moshuar në testimet e fazës finale, krahasuar me kolegët perëndimorë.

‘Vetëm kur të kemi të dhëna të mjaftueshme nga testimet klinike, do të nisin vaksinimin masiv të personave mbi 60 vjeç,' tha një zëdhënës i Komisionit Kombëtar të Shëndetit.

Ndërkohë Shqipëria ka nisur vaksinimin masiv me vaksinën kineze, pavarësisht se mungojnë të dhënat shkencore.

Në sheshin kryesor të Tiranës kanë nisur të grumbullohen të moshuar, duke shpërfillur masat e distancimit social.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco