Zëri i Amerikës: Pse ka frikë Edi Rama dhe PS nga Tom Doshi?

Zëri i Amerikës: Pse ka frikë Edi Rama dhe PS nga Tom Doshi?

09:50, 24/03/2021
A+ Aa A-

Në Shqipëri ambasadorja amerikane, Yuri Kim, kërkoi të martën që Partia Socialiste të pozicionohet qartë për rastin e deputetit Tom Doshi, dhe rikandidimin e tij në zgjedhjet e 25 Prillit, si kryetar i Partisë socialdemokrate.

Në një postim të saj në Twitter, ambasadorja Kim vlerëson qëndrimin e Partisë Demokratike, ndërsa shkruan se kjo forcë politike dhe të tjera “nuk duan në parlamentin shqiptar, dikë ndaj të cilit Shtetet e Bashkuara i kanë ndaluar hyrjen në territorin e saj”, shkruan ambasadorja amerikane duke iu referuar vendimit të Prillit 2018, të Sekretarit të atëhershëm të Shtetit.

Në postimin e saj, ambasadorja Kim, i drejtohet “të tjerëve” duke ngritur disa pyetje “Nga se kanë frikë” A është “e dobishme” të heshtësh”, Përse duhet lënë që të tjerët të mendojnë që je “aleat” me të”? Kjo është ajo që sipas jush meritojnë votuesit? Shqipëria meriton diçka më të mirë”, përfundon postimin e saj në Twitter, shoqëruar me njoftimin e Departamentit të Shtetit, për rastin Doshi.

Zonja Kim nuk e përmend me emër Partinë Socialiste, por referenca ndaj kësaj force politike është mëse e qartë. Për më tepër, më herët në mbrëmje, ambasadorja amerikane gjatë një interviste në televizionin Abc News, kishte qenë e drejtpërdrejtë kur tha se “është një gjë shumë e mirë që Partia Demokratike ka qenë e qartë në dënimin e këtij personi duke kërkuar që ky person të largohet nga lista e kandidatëve për deputetë. Dëshiroj të shoh që edhe Partia Socialiste apo të tjerët të jenë po kaq të qartë. Është krijuar pak konfuzion por mendoj që është koha e duhur për të qartësuar çdo konfuzion dhe për të qenë absolutisht të qartë se ku qëndrojmë të gjithë”.

Deri tani nuk ka pasur ndonjë reagim zyrtar nga Partia Socialiste.

Dy javë më parë Partia Demokratike iu drejtua Komisionit Qendror të Zgjedhjeve me kërkesën për të ndaluar kandidimin e Doshit, i cili sipas saj “është subjekt i ligjit të dekriminalizimit dhe ai nuk mund të marrë pjesë në zgjedhje".

"Në kuptimin e ligjit të dekriminalizimit, neni 2, Tom Doshit ndalohet të kandidojë, pasi ai është i dëbuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Urdhri i Sekretarit Amerikan të Shtetit ia ndalon atij hyrjen në SHBA, duke përbërë shkak ligjor për ndalimin e kandidimit të Tom Doshit në zgjedhjet e 25 Prillit 2021”.

Por KQZ e regjistroi atë si kandidat në zgjedhje, duke e e referuar atë dhe 11 kandidatë të tjerë në Prokurori për verifikime.

“Mendoj që KQZ-ja ka përgjegjësi të shqyrtojë të gjitha rekordet në mënyrë që të sigurohet që kandidatët të kualifikohen. Në këtë rast ai nuk është skualifikuar, e kjo nuk do të thotë që ai është i pafajshëm. Por thjesht do të thotë që sistemi i drejtësisë në Shqipëri ka nevojë të reformohet. Dhe ky është nënkuptimi i saj. E dyta, çështja, së bashku me 11 kandidatë të tjerë i është dërguar prokurorisë dhe ne vërtetë presim që prokurorët të bëjnë punën e tyre”, u shpreh zonja Kim duke shtuar se “në fund, nuk iu përket Shteteve të Bashkuara që të vendosin se kush duhet të jetë në parlament. Nuk janë Shtetet e Bashkuara se kush do të jetë aty, por janë votuesit shqiptarë. Dhe votuesit shqiptarë duhet të marrin vendimin këtu dhe duhet ta bëjnë të qartë pozicionimin e tyre”./VOA

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Flamur23/05/2021 21:32

Kjo k... vë e amerikës mundet të hajë sa të don atë që nuk hahet por kriminelët po vazhdojnë drejt qëllimit të tyre.

Vendi yne 24/03/2021 10:24

Do kete Ndonje video ose dokument qe tregon zullumet e ketyre dhe me te i shantazhon.Vodhen dhe po vjedhin me shantazhe gjithe pasurine e popullit Tome doshka me lukuni

Daj Jaku24/03/2021 10:16

Eskobarët e Australisë riçiklojnë paret e trafiqeve me dhlndërrin e tyre Tom Doshi. Me aq pare që ka Toma ka blerë kryeministrin, ka blerë kryekarin e Akademisë Shkencave, Partinë Social Demokrate, ka blerë gjithë votat që i duhen për tu bërë dhjeputet, ka blerë KQZ, ka blerë prokuroritë e të gjitha llojeve. Me paret e vjdhura nga Shqiptarët dhe me thasët që i merr nga Tom Kodoshi, Edvin Rama ka blerë ambasadhoren Yuri Kim, e cila bën gam gam sa për sy e faqe për tu justufikuar përpara shteti të vet, njëlloj si vepronte ai kinezi tjetër paraardhësi i saj, që erdhi në Shqipëri si rrogëtar dhe iku miliarder. “ Zonja” Kim nuk është aq budallaçkë që të mos ndjekë shëmbullin e kolegëve të saj dhjepllomatë në Shqipëri që të humbë këtë rast për tu pasuruar në kurriz të këtij populli RrK që i vë veshin këtyre paljiaçove ambasadorë. Sa për Tom Dosh Eskobarin, aty në parlament do ta keni edhe për shumë kohë, bashkë me gjithë skotën e kriminelëve të Edvin kryekriminelin.

Shto koment

Denonco