‘Çdo ditë 1 lajm i mirë...’/ Zhupa me profesorin e njohur: Vlora do ti bashkohet ndryshimit

‘Çdo ditë 1 lajm i mirë...’/ Zhupa me profesorin e njohur: Vlora do ti bashkohet ndryshimit

21:25, 13/03/2021
A+ Aa A-

Kandidatja për deputete Ina Zhupa, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me Prof. Dr. Ismet Elezi, një nga njerëzit më me ndikim dhe më të nderuar në qarkun e Vlorës, veçanërisht në zonën e Labërisë dhe të Bregut.

‘Nga profesori, me mendjen brilante, edhe në moshën 101 vjeçare, mora bekimin dhe urimin për fitore në 25 Prill. Si një magnet për faktorët kyç në qark, profesori me përvojë shekullore, beson fort se këtë radhë, banorët e qarkut të Vlorës nuk duhet të votojnë sipas ideologjisë partiake, por duhet t’i bashkohen ndryshimit’, shkruan Zhupa në Facebook.

Postimi i plotë i Ina Zhupës:

Çdo ditë 1 lajm i mirë deri në ditën e fitores! Pata fatin të takohem me Prof. Dr. Ismet Elezi, një nga njerëzit më me ndikim dhe më të nderuar në qarkun e Vlorës, veçanërisht në zonën e Labërisë dhe të Bregut. Nga profesori, me mendjen brilante, edhe në moshën 101 vjeçare, mora bekimin dhe urimin për fitore në 25 Prill.

Si një magnet për faktorët kyç në qark, profesori me përvojë shekullore, beson fort se këtë radhë, banorët e qarkut të Vlorës nuk duhet të votojnë sipas ideologjisë partiake, por duhet t’i bashkohen ndryshimit.

Tani, kam një sfidë të dyfishtë! Të nderoj besimin e demokratëve, por, si bijë e Fterrës, duhet t’i provoj prof.dr. Ismet Elezit se ia ka vlejtur 100% mbështetja e pazakontë e tij për një vajzë të re, si unë, që përfaqësoj PD.

Faleminderit Prof.Dr. Ismet Elezi!

Ndryshimi nis nga Qarku i Vlorës!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco