8 vite në krye të Vatikanit/ Meta uron Papën: Mesazhet e dhëna nga ju në këto kohë janë inkurajuese për botën

8 vite në krye të Vatikanit/ Meta uron Papën: Mesazhet e dhëna nga ju në këto kohë janë inkurajuese për botën

17:03, 13/03/2021
A+ Aa A-

8 vite në krye të Vatikanit/ Meta uron Papën: Mesazhet e dhëna nga ju në këto kohë janë inkurajuese për botën

Presidenti Ilir Meta i ka dërguar një mesazh Papa Françeskut me rastin e 8-vjetorit në krye të Vatikanit, ku i uron shëndet të mirë dhe jetë të gjatë.

“Shenjtëria Juaj, Papa Françesku, Me rastin e 8-vjetorit Tuaj Papnor, kam kënaqësinë e veçantë, që në emrin tim dhe të popullit shqiptar, t’Ju përcjell urimet më të mira e të përzemërta, si dhe t’Ju uroj sukses të plotë në përmbushjen me sukses të misionit Tuaj hyjnor.

Në këto kohë plot sfida që po kalon njerëzimi, mesazhet e dhëna nga Shenjtëria Juaj, janë inkurajuese për mbarë botën dhe njerëzimin, janë mesazhe shprese për të ardhmen e begatë dhe në paqe për të gjithë dhe tepër frymezuese për ta kaluar sa më lehtë edhe pandeminë, këtë të keqe më të cilën po luftojmë të gjithë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco