Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ 'Divorci' Meta - Kryemadhi

Rama e shtyu se nuk kishte maskë/ Gazetarja: Mund t’i kem shtetit borxh një gjobë, por Rama ka shumë kusure për të larë

Rama e shtyu se nuk kishte maskë/ Gazetarja: Mund t’i kem shtetit borxh një gjobë, por Rama ka shumë kusure për të larë

16:03, 13/03/2021
A+ Aa A-

Gazetarja Edona Haklaj ka reaguar ditën e sotme për incidentin që pati me Kryeministrin Edi Rama, i cili e shtyu në një transmetim direkt duke qenë se nuk kishte vendosur maskën.

Teksa tregoi që mungesa e maskës, si rrallëherë, kishte ardhur për shkak se rrethanat e raportimeve live nuk janë gjithmonë favorizuese për të qenë gati me mikrofon, kamera dhe maskë, mirëpo kjo nuk do të thotë që kryeministri ka të drejtë ta shtyjë atë.

Ndër të tjera, Haklaj shprehet se me të vërtetë ajo mund ti ketë një borxh shtetit për shkeljen e aktit administrativ për mosmbajtjen e maskës, por kryeministri me veprimin e tij ka shumë borxhe për të larë.

Postimi:

Sot, për shkak të profesionit që kam rastisa si rrallëherë pranë kryeministrit Rama. Rastisa dhe pa maskë.

Për shkak të rrethanave që ndodhin në raportimet live, e që jo gjithmonë janë favorizuese për të qënë gati me mikrofonin, kamerën, e maskën.

Kryeministrit, me të drejtë i bëri përshypje mungesa e maskës sime, (edhe pse përdora shallin si barrierë mbrojtëse) dhe pa të drejtë më shtyu në formë urdhëruese për të shkuar dhe për të marrë maskën

Unë i përkas kulturës, dhe reagimi im ndaj liderit suprem ishte në te njëjtën formë, me një largim të qetë, sikur asgjë nuk ndodhi.

Duke e njohur mirë kryeministrin, marrëdhenien e tij me medien, nuk doja që ai të gjente një rast për tu grricur, as një arsye për tu bërë lajm.

Ama, unë me veprimin tim sot mund ti kem një borxh shtetit për shkeljen e aktit administrativ për mosmbajtjen e maskës, ndërsa kryeministri me veprimin e tij ka shumë borxhe për të larë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Mondi13/03/2021 21:44

O Edvin pederasti pse ke frike nga nje gezetare qe nuk mban maske ? Ti i ke bere qe te dy dozat e vaksines, nuk ke pse frikesohesh nga askush me apo pa maske. Me friken tende tregon se ajo qe ke bere publikisht para kamerave nuk ishte vaksine por thjesht UJE.

Shto koment

Denonco