Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Hetimi i TIMS, frika e socialistëve

Heshti 24 orë, Rama komenton përplasjen e presidentit Meta me policët e Erion Velisë

Heshti 24 orë, Rama komenton përplasjen e presidentit Meta me policët e Erion Velisë

12:00, 13/03/2021
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama ka qenë paraditen e kësaj të shtune në shkollën “4 Dëshmorët” në Tiranë, për të ndjekur nga afër procesin e vaksinimit të mësuesve aty.

Pas 24 orëve heshtje, Rama, pasi është pyetur nga gazetarët për ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme në zyrat e FRD ka dhënë edhe një prononcim të shkurtër.
“Ishte një shfaqje klinikisht e rëndë nga Meta. Ka çrregullime të rënda”, komentoi ai.

Kjo deklaratë e kryeministrit për aktin e presidentit të vendit, i cili ju doli përballë policëve të bashkisë së Tiranës, gjatë kohës që po bastisnin në mënyrë të jashtëligjshme selinë e një partie tashmë në opozitë, faktikisht nuk përbën surprizë pasi të gjitha mediat pranë tij “luajtën” me “çmendurinë” e presidentit dhe jo me shantazhimin dhe jashtëligjshmërinë e aksionit policor të urdhëruar nga Veliaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

t13/03/2021 15:33

Flet ai qe ka kartelë mjekesore e te semurit psiqik.Nuk jam simpatizant i lsi apo metes,por presidentit te tanishem, ti o halabak km, ti hash jo ate nuk thuhet por ti hash m...me plot gojen, ti bashke me te gjithe ato plehrat qe ke perqark.Te kishte pak kurajo luli sa gjysma e presidentit,sot ky km do kishte perfunduar te plehrat ku e ka tamam vendin

Shto koment

Denonco