Meta takon inxhinierin e njohur, jep mesazhin e fortë: Një grusht horrash po synojnë zhvatjen e Shqipërisë!

Meta takon inxhinierin e njohur, jep mesazhin e fortë: Një grusht horrash po synojnë zhvatjen e Shqipërisë!

09:53, 13/03/2021
A+ Aa A-

Presidenti Ilir Meta shpreh vlerësim për inxhinierin Xhevahir Ngjeqari, që sipas tij, i ka kushtuar gjithë këtë pjesë të jetës së tij studimit të burimeve natyrore të pashfrytëzuara të Shqipërisë.

Në mesazhin e tij në facebook, Kreu i Shtetit jep edhe një mesazh të fortë, teksa thekson se është koha për të kthyer vëmendjen tek interesi publik.

“Boll më me interesa klienteliste që synojnë zhvatjen e Shqipërisë nga vetëm një grusht oligarkësh e horrash*.”, shkruan Meta.

Ja postimi i Plotë:

Inxhinier Xhevahir Ngjeqari është një intelektual i rrallë, i cili gjithë këtë pjesë të jetës së tij ia ka kushtuar energjikisht studimit të burimeve natyrore të pashfrytëzuara të Shqipërisë, duke u bërë njëherazi avokat dhe kontribues i mbrojtjes dhe shfrytëzimit të tyre me efikasitet në funksion të interesit publik e kombëtar.

Së fundi ai vjen me librin "Mesdheu-Adriatiku. Projektim i porteve tregtare-turistike-peshkimit dhe realizimi në bregdetin shqiptar”, fryt i një pune pasionante ndër vite, që në thelb përbën një perspektivë të vyer për ekonominë shqiptare, e cila duhet të merret në konsideratë.

Zëri i intelektualëve tanë të shquar duhet të dëgjohet më shumë për t'i dhënë qëndrueshmëri rritjes së zhvillimit ekonomik të vendit.

Boll më me interesa klienteliste që synojnë zhvatjen e Shqipërisë nga vetëm një grusht oligarkësh e horrash.

Koha për të kthyer të gjithë vëmendjen nga interesi publik! 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

George13/03/2021 16:01

Ing Ngjeqari Respekte

Shto koment

Denonco