Vasili nga zyrat e FRD: Asnjë horr qeveritar e pis bashkie nuk e dhunon dot opozitën

Vasili nga zyrat e FRD: Asnjë horr qeveritar e pis bashkie nuk e dhunon dot opozitën

14:31, 12/03/2021
A+ Aa A-

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili shkoi sot në mesditë në mbështetje të Sali Shehut në ambientet e partisë Fryma e Re Demokratike për tu solidarizuar me të pas përplasjes me policinë.

Vasili tha se bashkia nuk ka ndjekur asnjë rregull ligjor ndërsa e quajti Erion Veliajn një ‘pis bashkiak, fëlliqësirë dhe të pamoralshëm’.

‘Kuptoni kush është shteti i Rilindjes. Shihni shkresën, është pa emër, pa mbiemër, vetëm pisa bashkiakë. Vetëm këta mund të duan të instalojnë një shtet të tillë, nuk fshihen dot nga humbja.

Këtu janë liritë e cënuara, të prekura, një liri e palëvizshme. Këtyre lirive iu bëjmë të gjithë mbrojtjen. S’ka pis bashkiak, me mickey mouse pa mickey mouse, mi vrimash që ti marrë.

Nuk ia falim këtyre flliqësirave. Jemi të gjithë bashkë, LSI, PD, FRD. Çdo parti. Nuk na dhunojnë dot këta maskarenj dhe imoralë.’ tha Vasili.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco