Basha: Do kujdesem që gratë të mos bien pre e dhunës verbale të frymëzuar nga kryeministri

Basha: Do kujdesem që gratë të mos bien pre e dhunës verbale të frymëzuar nga kryeministri

11:00, 12/03/2021
A+ Aa A-

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, do të zhvillojë ditën e sotme një takim me gratë kandidate për deputete në qarkun e Durrësit.

Gjatë rrugës për në Durrës, Basha ka zhvilluar dhe një bashkëbisedim live në lidhje me programin e PD-së për gratë.

Gjatë bashkëbisedimit, Basha theksoi se gratë zënë një vend të rëndësishëm në ideologjinë e PD. Ai shtoi se nënat, motrat dhe bashkëshortet shqiptare meritojnë jetesë më të mirë, paga më të mira.

Gjithashtu, ai theksoi se do të kujdeset për të minimizuar dhunën në familje dhe kjo sipas Bashës arrihet duke rritur të ardhurat familjare.

‘Në Durrës në takim me kandidatet gra të PD, që do të përfaqësojnë jo vetëm logon tonë, por optimizmin, ndryshimin që gratë shqiptare do të sjellin. Ajo që është e rëndësishme është se do të jemi bashkë në një bashkim forcash dhe energjish, të grave që vijnë nga vende të ndryshme të vendit, port ë bashkuara në një objektiv madhor që është ndryshimi, si domosdoshmëri. Kemi vullnetin për të ecur përpara. Do të shikoni shumë shpejt, se nuk bëhet fjalë për makijazh, por për fat të keq, duket qartë tentative e dështuar e atij që për tetë vite me radhë i ka shkelur me këmbë gratë shqiptare, duke detyruar fëmijët e tyre të ikin në emigracion.

Bëhet fjalë për një bashkim të sinqertë ku të gjitha gratë e gjejnë veten. Ka intelektuale, shkrimtare, profesioniste të zonja, kryefamiljare që kanë humbur bashkëshortin dhe kanë luftuar ditë për ditë me sakrificat për të rritur fëmijët e tyre. Ka arsimtare të nderuara që i shërbejnë qytetit, ka artiste, ekonomistë të zonja që e kanë parë shumë mirë këto 8 vite që politikat e dështuara të Ramës kanë sjellë përkeqësim. Ka përfaqësuese si mjeke, inxhiniere, arkitekte, student, pra një bashkim i vërtetë përfaqësues i gruas shqiptare, për t’i prirë ndryshimit. Shoqëritë ndahen në dy pjesë: ata ku gratë marrin rolin e tyre janë shoqëri të zhvilluara, por në fakt është barazia mes burrit dhe gruas që sjell përparimin e shoqërisë, ky është vizioni ynë. Do të risim shanset për punësim, do të rrisim pagat, do të minimizojmë dhunën në familje që këtu ndikon ekonomia. Nënat tona, motrat tona, bashkëshortet tona, të nderohen sit ë pazëvendësueshme në çdo fushë, dhe të jetë e mbrojtur nga çdo dhunë, sidomos ajo verbale që frymëzohet nga kryeqeveritari në ikje, me listën e tij të dështuar, që do e largojë më 25 prill’, tha Basha.

Basha iu përgjigj dhe pyetjes së qytetarëve. Altini, një qytetar nga Durrësi, pyeti liderin e PD, se kryeministri Rama është shprehur se nëse nuk fiton më 25 prill, procesi i rindërtimit të shtëpive të shkatërruara nga tërmeti do të ndalojë. Basha iu përgjigj qytetarit, duke thënë se PD ka një plan në lidhje me rindërtimin.

PS ka thënë se po nuk fituan zgjedhjet shtëpitë në Durrës, të dëmtuara nga tërmeti nuk do të ndërtohen?

Lulzim Basha: Altini e di fare mirë që Rama ka shkelur të gjithë premtimet. Ai rindërtimin e ka parë tek dy gjëra, vjedhje dhe propagandë. Ajo ka qenë një mundësi më shumë për të grabitur para dhe e përdorur politikisht. Plani ynë për rindërtimin, të paktën do të kishte përfunduar në zonat rurale. Rama nuk i bëri. Në qytetin e Durrësit janë bërë përpjekje për të grabitur troje. Rindërtimi nga ngecur në vend dhe është një dëshmi e shndërrimit total të Edi Ramës. Ne kemi një ekip të veçantë për të bërë, nga ekspertët më të mirë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco