Bejtja: Si u ndjenë Znj. Çomo dhe Bozo kur panë Grida Dumën të deformuar nga Rama

Bejtja: Si u ndjenë Znj. Çomo dhe Bozo kur panë Grida Dumën të deformuar nga Rama

21:52, 11/03/2021
A+ Aa A-

Analisti Andi Bejtja në Çim Peka Live duke komentuar sjelljen aspak normale të kryeministrit Rama me shfaqjen e djeshme ku deformoi portretet e kandidatëve kundërshtarë, tha ndër të tjera

‘Ky është një shpërfytyrim që ishte paralajmëruar nga Rama edhe më parë, dhe episode ka pasur gjithmonë.

Por kjo e djeshmja ka kaluar çdo cak, ti shtrembërosh gojën kundërshtarit, ti afrosh sytë dhe kandidatët e t’u ti bësh me ngjyra, ky është një episod i vlefshëm edhe për padi penale. Imagjino edhe ato ligjet e veta që bën për të dënuar opozitën dhe median edhe ato e kapin.

Puna është si do e përtypin shqiptarët, sepse ka njerëz që i pëlqejnë këto parodira. Ky nuk është një provokim për Partinë Demokratike, por si do të përgjigjet populli shqiptar. Sepse fyen kulturën mesatare, intelegjencën mesatare, nëse shqiptarët e kapërdijnë edhe këtë, dhe kjo pastaj është për të vënë duart në kokë.

Dhe nuk e di si do të ndihen ato zonjat Çomo dhe Bozo kur kanë parë Grida Dumën me mikrofon në gojë.

Rama mund t’ua vejë edhe atyre mikrofonin në gojë  nëse nuk u binden siç ndodhi me Lelin.

Kjo është për çmendinë dhe për burg. Po interesant është si do kapërdihen nga shqiptarët ky fakt.

Të tallesh me të sëmurë me alzaimer është shumë e rëndë. Kjo nuk ndodh në perëndim. Kur ky bën këto gjëra mund të bëjë gjëra edhe më të rënda. Është një moment që shqiptarëve do u kujtohet vota. Pra a do ndahen nga kjo parodi.’

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku12/03/2021 10:15

Duhet ta kuptoni sjelljjen e E Dramës ndaj Zonjës Grida Duma, duke e imagjinuar nga psikollogjia e një të sëmuri të përmbysur nga skicofrenia natante (e lindur) si dhe deformimi i shkaktuar nga 22 vjet në pushtet, nga të cilët 8 vjet sulltan absolut. Ulërima e urrejtjes ndaj asaj që është kundërtia e tij, e paarritëshme, e kulturuar ndaj injorantit, e bukur si drita ndaj shëmtisë së tij të frikëshme, oratore e lindur ndaj një batutaxhiu bajat mejhanesh. E pakrahasueshme me ato ruspiet që kanë mbushur bordellen (haremin) e tij e të sejmenëve të cilët i qiras me ish gratë e dikurshme. Si është e mundur që egziston një Grida Duma e tillë dhe nuk bën pjesë në bordellon time? Kjo gjë e papranueshme për një sulltan të çmëndur e bën ti shpërthejë urrejtja banale e pakontrollueshme. Njëmilion herë pranoj për kryeministre Zonjën Grida Duma se sa këtë plehrë basifondesh që na e qerasi Sorosi (sorra e zezë) me një paketë të përbashkët me zhulsin e mjaftit.

Shto koment

Denonco