Shfaqja e shëmtuar e Ramës/ Spiropali: Ata na kanë denigruar gjithmonë

Shfaqja e shëmtuar e Ramës/ Spiropali: Ata na kanë denigruar gjithmonë

21:32, 10/03/2021
A+ Aa A-

Në Çim Peka Live u diskutua edhe shfaqja që Rama bëri sot duke fyer kandidatët e opozitës. Deputete kandidate në Tiranë për PS-në, Elisa Spiropali, aprovoi shfaqjen duke u shprehur se ata kanë sharë Ramën gjithë kohën.

Spiropali: E gjithë ajo që ndodhi sot ishte një shfaqje, një përmbajtje, ajo që në fakt është koalicioni që kemi  përballë, pra ata që  keni përballë, nga Sali Berisha në krye, që çdo ditë të jetës së Edi Ramës nuk kanë lënë gjë për të thënë, që mbushin kanalet dhe denigrojnë çdo figurë të maxhorancës, sot qekan prekur. Ai u përgjigj me stil atyre çdo ditë sulmojnë që shpifin. Kjo është një karikaturë e këtij koalicioni me njerëz të stërvjetëruar.

Peka: Ju u ndjetë mire me atë që i bëri Grida Dumas

Spiropali: Unë nuk u ndjeva mirë, jam kundër çdo lloj të deformimit të imazhit të gruas. Ajo që është pas saj është një koalicion që duan të vijnë në pushtet, me çfarë nuk kanë bërë.

Është e turpshme që këta njerez që sillen aty si një gjellë e përtypur.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco