‘Gjuhë urrejtjeje me etiketime seksiste ndaj zonjave’/ Këlliçi-Ramës: Turp për Shqipërinë! Ke marrë fund

‘Gjuhë urrejtjeje me etiketime seksiste ndaj zonjave’/ Këlliçi-Ramës: Turp për Shqipërinë! Ke marrë fund

18:51, 10/03/2021
A+ Aa A-

Kryetari i FRPD-së Belind Këlliçi ka dënuar degradimin e Ramës ditën e sotme, i cili shpërtheu në gjuhë urrejtjeje dhe poshtërimi, me etiketime seksiste kundër zonjave kundërshtare politike të tij.

Këlliçi e ka quajtur një turp të madh për politikëbërjen në Shqipëri dhe imazhin e vendit tonë, sjelljen e sotme të Ramës.

‘Kultura e Bullizmit në fushatën e Ramës sot ka qenë e turpshme. Sjellje të tilla dënohen në të gjithë botën dhe nuk janë pjesë e ligjërimit publik. Por mesa duket ky je ti dhe kaq di të bësh’, shkruan Këlliçi në Facebook.

Postimi i plotë i Belind Këlliçit:

Fjalët e Edi Ramës sot janë një turp i madh për politikëbërjen në Shqipëri dhe imazhin e vendit tonë.

E papranueshme që kryeministri të degradojë në gjuhë urrejtjeje dhe poshtërimi, me etiketime seksiste kundër zonjave kundërshtare politike të tij. E gjitha kjo vetëm dy ditë pas 8 marsit. 

As fotot që kishe zgjedhur e as fjalori i rrugës nuk të bëjnë dot burrë, e më i trishtueshëm është fakti që sjellje të tillë e bëje përpara grave.

Kultura e Bullizmit në fushatën e Ramës sot ka qenë e turpshme. Sjellje të tilla dënohen në të gjithë botën dhe nuk janë pjesë e ligjërimit publik. Por mesa duket ky je ti dhe kaq di të bësh.

Ke marrë fund.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari10/03/2021 19:42

NJERIUT TE JARGAVITUR DHE LLAPAQENIT ORDINER IA KANE ZILI EDHE GABELET E PERDALA LLAPAQENE TE LAGJES SE ROMEVE NE FIER!! A E IMAGJINONI DOT NDONJE KRYEMINISTER TE BALLKANIT APO EVROPES QE TE BEJE NJE FUSHATE TE TILLE, MBYLLUR TEK AJO SKENA PSIQIKO-EROTIKE, PA THENE ASNJE GJE SE CFARE KA BERE DHE CFARE DO TE BEJE PER SHQIPERINE DHE SHQIPTARET, POR VETEM DUKE MASTURBUAR TRURIN E TIJ PERVERS!! DO TE MBAHET MEND NE HISTORI DHE DO TE BEHET SKENAR PER SPEKTAKLET E HUMORIT SHQIPTAR!! U KE DHENE SKENARISTEVE DHE REGJIZOREVE GOXHA MATERIAL!

Shto koment

Denonco