Lajmi i fundit

LIVE/ 15 vjet, Shqipëria në NATO - Flet Kryetari i PD, Sali Berisha

Erion Dasho: Najada Çomo e paaftë. Komiteti Ekspertëve shërbeu si mburojë e dështimit të Ramës

Erion Dasho: Najada Çomo e paaftë. Komiteti Ekspertëve shërbeu si mburojë e dështimit të Ramës

23:25, 04/03/2021
A+ Aa A-

Në lidhje direkte me ‘Çim Peka Live’, mjeku Erion Dasho e cilësoi Komitetin Teknik të Ekspertëve si një Komitet Politik që i ka shërbyer si mburojë Edi Ramës në paaftësinë e tij për të menaxhuar situatën e pandemisë në vend.  

‘Ajo që sapo pamë është një kronikë e dhimbshme që na kushtuar  8 mijë të vdekur.

Ky është një komitet që nuk ka funksionuar si komitet ekspertësh por si një fasadë, si një mburojë e përçartjes së Ramës që mbylli shqiptarët në shtëpitë e tyre në pranverën e 2020.

Ishte një komitet ekspertësh që justifikonte moskryerjen e testeve.

Një skandal, kur të gjithë ekspertët botërore flisnin për testo-gjurmo-trajto, të ashtëquajturit ekspertë shqiptarë dalin edhe sot me paturpësi edhe sot kësaj dite thonë që nuk kemi nevojë për teste.

Japin shembuj të vendeve që testojnë dhe thonë këto vende që janë duke testuar kanë shumë më tepër raste se ne dhe nuk shikojnë me dritëshkurtësi, ku në tre ditët e fundt ka ndodhur ulja e numrit të rasteve vetëm se është ulur numri i testeve.

Ky është një komitet që vetëm ekspertë nuk mund ti quajmë.

Ata kanë shërbyer si një mburojë politike për Ramën dhe zhvillimet e fundit treguan që ata u shpërblyen politikisht.

Por u shpërblyen politikisht fatkeqësisht pjesa më e paaftë e këtij komiteti.

Kam bërë një analizë të aktivitetit të zonjës Çomo në këto muaj të pandemisë. Dështimi ka një emër.  Edhe ato vdekje në spitalet tona, mund të ishin shmangur nëse do të kishin një profesioniste në krye, dhe jo një person që ka treguar mungesë profesionializmi në profesionin e saj të parë si mjeke infeksioniste.

Spitali Covid 1 nuk ka pasur në asnjë moment një vendimmarrje kolegjiale, ku deri para ca kohësh nuk merreshin dot informacione aty. ‘

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco