Iljazaj: Vizita e Kurtit në konflikt interesi, ja pse cënon marrëdhëniet shtetërore

Iljazaj: Vizita e Kurtit në konflikt interesi, ja pse cënon marrëdhëniet shtetërore

22:26, 04/03/2021
A+ Aa A-

Analisti Ervis Iljazaj në ‘Çim Peka Live’ duke komentuar vizitën e Albin Kurtit e cilësoi atë në konflikt interesi, pasi kjo sipas tij ka të bëjë me një prishje të marrëdhënieve shtetërore.   

Nuk e di a është e duhur apo jo kjo vizitë. Di që është një vizitë në konflikt interesi. Ai është kryeministër i zgjedhur në Kosovë. Si do të ndërtojë ai marrëdhënie shtetërore me kryeministrin e Shqipërisë htëroee kur ai do ta mundë atë. Se ai në Shqipëri është në opozitë pasi ka Vetëvendosjen. Pra në këtë kuptim mua bën të mendoj që postin e kryeministrit të Kosovës, Kurti do ta përdorë për fituar pushtet politik në Shqipëri.

Dhe kjo e fut në konflikt interesi dhe e bën të paragjykuar marrëdhënien shtetërore midis Kosovës dhe Shqipërisë.

Për mua është një vizitë e ekzagjeruar.  Madje vizita kryesore ishte për të promovuar kandidatët e tij.

‘Besëlidhja e Lezhës’ u shfrytëzua si pretekst, por qëllimi kryesor ishte promovimi i kandidatëve.’

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco