Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Basha: Synimi ynë kryesor, të krijojmë 110 mijë vende pune të mirëpaguara!

Basha: Synimi ynë kryesor, të krijojmë 110 mijë vende pune të mirëpaguara!

10:08, 04/03/2021
A+ Aa A-

Gjatë bisedave me qytetarë e bizinese në zonën e Kombinatit, kryetari i PD-së, Lulzim Basha tha se shqiptarët duhet të durojnë edhe pas ditë, pas 25 prilli po vjen dhe kjo do të jetë dita e ndryshimit.

“Atë planin që shpalosëm në shtator që çdo biznes i vogël të merrte 1 mijë euro çek e shpalosëm jo se do t’ju shpëtonte ajo, por të paktën do të mbanit kokën mbi ujë, - tha ai. - Këta i morën ato para dhe ia dhanë një grushti oligarkësh. Kjo është diferenca midis qeverisë që keni dhe qeverisë që do keni mbas 25 Prillit

“Këta, lekët e taksave i marrin dhe ia japin 5 vetëve, lekët e taksave tuaja. Ne biznesin e vogël e konsiderojmë shtyllën e ekonomisë. Kjo nuk do bëjë mrekulli por të paktën do stabilizojë gjendjen. Ndaj synimi ynë kryesor është të krijojmë 110 mijë vende pune të mirëpaguara të cilat pastaj, sigurisht, do të kenë ndikim edhe te konsumi. Kur s’ke punë, s’ke rrogë mos prit që të vijë njeri te dyqani i mishit dhe të blejë mish.”

“Po, po s’pate lekë nuk shkon leku zinxhir”, tha një qytetar.

Basha shtoi: “Sigurisht, por mos u mërzisni se ju shoh të mërzitur. Mos u dorëzoni!”

 “Jo, jo nuk dorëzohemi ne”, përforcoi qytetari.

 Lulzim Basha theksoi: “ 25 Prilli është dita e ndryshimit. është dita e ndryshimit!”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco