Basha me të pastrehët e tërmetit: Rindërtimi u përdor për të vjedhur

Basha me të pastrehët e tërmetit: Rindërtimi u përdor për të vjedhur

09:45, 04/03/2021
A+ Aa A-

“Ju e dini se që para se të binte tërmeti, Shqipëria kishte mijëra apartamente të pashitura. Në vend që shteti t’i blinte dhe t’ua jepte banorëve në qytet që u ishin prishur banesat, në vend që t’u jepte paratë në dorë banorëve në fshat, Edi Rama mori një hajdut me çizme, e riktheu në kabinet dhe e vuri Ministër të Rindërtimit!”

Kështu iu foli sot, kryetari i PD, Lulzim Basha, banorëve të shtëpive të shkatërruara nga tërmeti në Kombinat, të cilët pas më shumë se një viti janë në apartamente me qera. 

Takimet me qytetarët dhe bizneset, kryetari i PD, Lulzim Basha, i vazhdoi në Njësinë 6 në Tiranë, ku qytetarë të shumtë e ndalën shefin e opozitës në rrugë duke ngritur problematika të shumta nga kriza e thellë social-ekonomike, deri tek procesi i rindërtimit nga tërmeti.

E pikërisht për këtë proces, Basha i dha garanci qytetarëve se pas 25 prillit, si kryeministër i vendit do ta përmbyllë rindlttimin e do t'i japë fund vuajtjeve të familjeve që kanë humbur banesat e tyre.

"Rindërtimi është kthyer në një skemë abuzimi, vjedhje dhe shpërdorimi. Kjo është arsyeja kryesore dhe arsyeja e vetme pse njerëzit po vuajnë. Se këta edhe rindërtimin e kanë parë si një mundësi për të vjedhur njerëzit. Si një mundësi për të mbush xhepat e tyre. Unë ju garantoj që qeverisja e ardhshme do të ketë ekspertë që do të përshpejtojnë dhe do t’i japin fund procesit të zvarritur të të gjithë familjeve të dëmtuara nga tërmeti sipas kërkesave të tyre, jo sipas planeve të oligarkëve dhe të hajdutëve.

Prandaj 25 prilli është një ditë ndryshimi për të gjithë dhe është një ditë fitoreje edhe për familjet e goditura nga tërmeti. Ne do të bëjmë procesin transparent, do ta përshpejtojmë. Ne do t’i japim fund kalvarit tuaj të vuajtjeve", - tha Basha gjatë bisedës me qytetarë të shumtë që kishin dalë rrugëve për ta takuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco