Dasho: Dinjitoz, largimi i Kalos nga komiteti qesharak anti-Covid

Dasho: Dinjitoz, largimi i Kalos nga komiteti qesharak anti-Covid

09:11, 04/03/2021
A+ Aa A-

Dr. Erion Dasho, ekspert i shëndetësisë në disa institucione ndërkombëtare dhe një nga kritikët më të mëdhenj të strategjisë së qeverisë së Shqipërisë për menaxhimin e pandemisë së koronavirusit, e ka vlerësuar maksimalisht dorëheqjen e Prof. Dr. Tritan Kalos nga Komiteti i Ekspertëve për pandemisë.

“Një veprim prej profesionisti dinjitoz” e ka cilësuar Dr. Dasho në mesazhin e tij publik: "Sot, Prof. Tritan Kalo dha dorëheqjen nga pjesëmarrja në komitetin qesharak anti-COVID! Një veprim prej profesionisti të ndershëm që prej kohësh ka protestuar kundër keqpërdorimit të komitetit nga politika.

Uroj që veprimi i sotëm i Prof. Kalos të pasohet nga të tjerë kolegë që do të largohen prej të ashtuquajturit komitet! Deri tani, krenar për veprimin dinjitoz të profesorit!” ka përfunduar Dr. Dasho.

Më herët, Dasho i kishte bërë thirrje Kryeministrit Edi Rama t'i linte profesionistët të qetë. Në shënimin e tij, shkruante:

"Me një organizim të mirë, sistemi shëndetësor shqiptar (edhe i shkatërruar siç është në kohën e Boratit rilindas) ka mundësinë të vaksinojë mbi 100,000 persona në ditë, çka do të thotë se 425 mijë shqiptarët me moshë mbi 65 vjeç mund të vaksinohen në më pak se 10 ditë; 2.2 milionë shqiptarët me moshë mbi 18 vjeç mund të vaksinohen për 2 muaj. E gjithë kjo pa stadiume, pa pallate sporti, pa televizione dhe pa tam-tame. Me qendrat shëndetësore dhe ambulancat që disponohen!

Borat! Boll me demagogji dhe mashtrime. Gjej vaksina dhe lër sistemin dhe ekspertët të bëjnë punën e tyre! Deri tani ju je bërë ferrë nëpër këmbë profesionistëve dhe ke shkaktuar 8,100 vdekje, më shumë se gjysma e të cilave të parandalueshme! Mjaft Borat! Hap krahun!" ka përfunduar Dasho.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco