Lajmi i fundit

LIVE/ Nis protesta e qytetarëve para Bashkisë së Tiranës

Rama dha ‘dekorata për drejtësinë’, por nuk ftoi lojtarin kryesor/ Pse mungoi Fatmir Xhafaj?

Rama dha ‘dekorata për drejtësinë’, por nuk ftoi lojtarin kryesor/ Pse mungoi Fatmir Xhafaj?

21:30, 03/03/2021
A+ Aa A-

Duke e risjellë reformën në drejtësi si kalin e betejës për zgjedhjet e 25 prillit, Rama prezantoi “Drejtësia që duam”, duke shpërndarë edhe dekorata.

Në monologun e tij, Rama e cilësoi këtë reformë si arritjen më të madhe të qeverisjes së tij, ku si shenjë respekti, shpërndau “dekorata” për njerëzit që sipas tij e bënë të mundur këtë.

Por, çuditërisht në krah të tij ishin katër njerëz që kishin pak lidhje me realizimin e reformës në drejtësim nga Vasilika Hysi e Etilda Gjonçaj deri tek Toni Gogu.

Në krah të tij mungonte sot Fatmir Xhafaj, njeriu që u investua dhe udhëhoqi të gjithë këtë reformën legjislative të arritur nga Parlamenti shqiptar edhe në marrëveshje me opozitën gjatë viteve 2015-2016.

Deputeti jetëgjatë i Partisë Socialiste ka qenë kryetar i Komisionit të Posaçëm të Parlamentit për reformën në drejtësi, por dje mungonte në krah të Ramës për të marrë mbi super meritat e punës dhe investimit të tij.

Kjo mungesë e lojtarit kryesor të reformës në drejtësi ngre dyshime se çfarë ka ndodhur mes tij dhe Ramës?

Nuk dihet në çfarë kuotash gjenden marrëdhëniet mes tyre ndërsa Rama po tenton të lërë në prapaskenë “xhaketat e vjetra” të PS-së duke u dhënë podiumet fytyrave dhe emrave të rinj, të panjohur dhe pa kontribute në qeverisje.

Kjo nga ana tjetër është pak e besueshme kur sheh për shembull që Gramoz Ruci do vijojë të jetë drejtues politik në qarkun e Fierit.

Kështu bëri dhe dje ku në krah zgjodhi ministren e Drejtësisë Etilda Gjonçaj të cilën e prezantoi si numrin.1 të listës së kandidatëve të Tiranës në vend të Vasilika Hysit, e cila bëri një tërheqje publike nga Partia Socialiste dje duke çuar kështu një mesazh të drejtpërdrejtë për kolegët e saj të vjetër të partisë. Rama e kishte zgjedhur Hysin në krah edhe pse ajo ka qenë një protagoniste anësore me këtë reformë. Hysi e cila vjen nga një begraund i shoqërisë civile ka qenë anëtare e komisionit me 10 deputetë të drejtuar nga Xhafa.

Në vitin 2016 kur reforma në drejtësi u miratua në Kuvend edhe me votat e opozitës Fatmir Xhafa ishte ylli i Partisë Socialiste. Fill pas kësaj reforme Rama i besoi atij një nga ministritë më të rëndësishme, atë të Rendit, në një kohë të vështirë kur ministri paardhës Saimir Tahiri po përgatitej të përballej me Drejtësinë.

Por, ashtu si Tahiri, edhe Xhafa u akuzua shumë shpejt në lidhje me historinë e një prej vëllezerve të tij, akuza që tregonin më shumë se sa problemin e vërtetë të ministrit socialist me drejtësinë, përplasjen e fortë të brendshme mes kësaj partie mes grupimeve rivale që luftonin për pushtet.

Xhafaj u detyrua të jepte dorëheqjen duke shënuar dhe momentin e krisjes me Ramën, po ai vijoi ta mbronte reformën në drejtësi duke shkuar aq larg sa të kritikonte dhe Ramën që po e cënonte këtë reformë. Në vitin 2019 gjatë diskutimeve për disa ndryshime të ligjeve të paketës së kësaj reforme ai nuk hezitoi t’i kujtonte Ramës se po intimidonte institucionet e reja me nismën anti-KCK dhe sulmet verbale ndaj gjyqtarëve konkretë. “Politika dhe Rama personalisht ka udhëhequr një debat të fortë, duke u treguar i pakujdesshëm sepse gjyqtarët dhe prokurorët kanë tashmë “qeveritë” e tyre. Flet më shumë Rama se KLGJ dhe KLP sidomos në rastin e gjyqtares së Krujës që liroi Indrit Doklen. Është e papranueshme që KLGJ s’ka reaguar ende për këtë rast”, është shprehur Xhafaj gjatë një prej mbledhjeve të komisionit të Ligjeve në Kuvend.

Kjo kritikë e thënë nga njeriu që udhëhoqi këtë reformë ishte një alarm i pastër për zhvlerësimin që po i bëhej asaj nga kryeministri. Ndërsa sot Rama del e u lutet shqiptarëve që ta lënë në pushtet pikërisht për shkak të kësaj reforme duke e vizatuar veten si mbrojtësin e vetëm të saj përballë “armiqve” që i vijnë nga opozita/Mapo.al/

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shtetrrumpalle 03/03/2021 22:05

eDRAMA paska harruar te ftoje kushon e tij Darian Pavlin. Pavli eshte i vetmi person qe nga Strasburgu realisht I ka sherbyer ramaformes dhe mandatit te trete

Shto koment

Denonco