‘Afera qindra mln euro me inceneratorin e Tiranës’/ Kërpaçi: Veliaj t'i vihet në dispozicion drejtësisë, SPAK në provë

‘Afera qindra mln euro me inceneratorin e Tiranës’/ Kërpaçi: Veliaj t'i vihet në dispozicion drejtësisë, SPAK në provë

19:46, 03/03/2021
A+ Aa A-

Kryetarja e LRI-së Floida Kërpaçi ka reaguar në lidhje me faktet e publikuara nga Monika Kryemadhi, mbi faktet e aferës qindra milion euro me inceneratorin e Tiranës.

‘Erion Veliaj duhet të shkarkohet dhe t'i vihet në dispozicion drejtësisë’, shkruan Kërpaçi në facebook.

Postimi i plotë i Floida Kërpaçit:

Me ekspozimin e fakteve për inceneratorin e Tiranës, që Kryetarja e LSI publikoi sot, Erion Veliaj duhet të shkarkohet dhe t'i vihet në dispozicion drejtësisë.

Bashkë me të, qytetarët shqiptar meritojnë të shohin një hetim të thelluar ndaj të gjithë zinxhirit të funksionarëve publik që kanë përdorur pushtetin për pasurim vetjak dhe pastrim parash.

Të gjendura përballë denoncimit të Kryetares së LSI dhe publikimit të Departamentit Amerikan të Shtetit, të publikuara në një ditë e që ngrejnë alarmin për të njëjtin fenomen, institucionet e shtetit shqiptar janë në provë.

Drejtësia dhe SPAK janë në provë dhe qytetarët presin një reagim me integritet nga ana e drejtësisë së re.

Këto fakte treguan të vërtetën pse qytetarët nuk marrin shërbime edhe pse taksat janë rritur në nivele rekord; sepse ato shkojnë për miqtë!

Këto fakte tregojnë se në vend që të punojnë për njerëzit, Rilindja punon në kurriz të njerëzve.

Faktet janë aty, drejtësia duhet të veprojë tani! Le t'i rikthejmë besimin rinisë që Shqipëria mund të bëhet!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco