Fshatrat e Elbasanit pa investime/ Bardhi: Me 25 prill vjen ndryshimi, do rishikojmë ndarjen territoriale

Fshatrat e Elbasanit pa investime/ Bardhi: Me 25 prill vjen ndryshimi, do rishikojmë ndarjen territoriale

17:23, 03/03/2021
A+ Aa A-

Drejtuesi Politik i Qarkut të Elbasanit, Gazment Bardhi, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me banorë të fshatrave Balëz dhe Rrile që ndodhen vetëm pak kilometra larg qytetit, ku ka konstatuar se gjendja është e mjerueshme.

Bardhi ka premtuar se me 25 prillin ku do të vijë ndryshimi do të rishikohet edhe ndarja territorial.

 ‘Në fshatrat Balëz dhe Rrile që janë vetëm pak kilometra larg Elbasanit, çdokush kupton se çfarë ka ndodhur me qeverisjen këto 8 vite. Braktisje totale dhe lënie e njerëzve në mëshirën e fatit. Asnjë investim në rrugë, në ujësjellësa, në kanalizime, vaditje, asnjë subvencionim për bujqësinë dhe blegtorinë.

Banorët u shprehën të revoltuar se kanë vite që nuk e ndjejnë praninë e qeverisë dhe as të Bashkisë Elbasan. Drejtuesi Politik i PD për Qarkun e Elbasanit, në bashkëbisedime me ta, u shpreh se qeveria nuk i ka prioritet njerëzit, dhe se paratë që janë të qytetarëve, i shpërndan sipas interesave dhe për fasada.

Gazment Bardhi tha se PD pas 25 prillit do të rishikojë ndarjen territoriale, do të bëjë korigjimet e duhura, pasi janë shumë ish-komuna dhe shumë fshatra që nuk marrin asnjë shërbim. Ndarja administrative, sipas Bardhit, ishte një dështim.

“Ne do ta zhbëjmë Reformën Territoriale, nuk ka nevojë për 450 njësi administrative sa ç’ishin para 2015-ës, por 120 deri në 150 njësi administrative Shqipëria ka nevojë. Do të tentojmë ta bëjmë me ligj dhe na duhen 84 mandate.”

Bardhi u shpreh se program i PD parashikon subvensionim për bujqësinë dhe blegtorinë, sipas dynymëve dhe krerëve të bagëtive, dhe vetëm me kartën e identitetit, duke hequr burokracitë e pengesat që ka vënë qeveria.

“Përqëndrimi ynë është të nxjerrim fshatin nga mjerimi, sepse po nxorëm fshatin nga mjerimi kemi nxjerrë 50% të popullsisë. Braktisja ka ardhur prej dy faktorësh, e para, i konsederojnë njerëzit si dele, i varfërojnë me idenë që të vijnë t’i blejnë ditën e votimit. Prandaj e kanë braktisur fshatin dhe Elbasanin për tetë vite dhe e dyta bënë Reformën Territoriale me idenë që do kishin më shumë mundësi për investime, ju vunë disa taksa shtesë, ju mbytën me gjoba. Ju rrisin taksat dhe i çojnë tek Bashkia e Elbasanit që ai të ndërrojë pllakat. Rama tha se ka shpërndarë 95 milionë euro vitin që shkoi. I ka marrë Bullai, i ka marrë Gjergj Luca dhe i kanë marrë shokët e Taulant Ballës”, tha Bardhi.

Banorët shprehën gadishmërinë për ndryshim me 25 prill, për t’i thënë stop mashtrimeve 8 vjeçare dhe politikanëve që kanë abuzuar me besimin që ata u kanë dhënë.’

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari03/03/2021 22:57

JO VETEM QE TA RISHIKONI REFORMEN SHKATERRUESE TERRITORIALE, POR TA REFORMONI DHE TA NDRYSHONI ATE RRENJESISHT. 1. TE RIKTHEHEN URGJENTISHT KOMUNAT 2. BASHKITE E QYTETEVE TE MEDHA TE NDAHEN NE DISA MINIBASHKI NE RAPORT ME NUMRIN E POPULLSISE, ME KRYETARE DHE KESHILLTARE TE ZGJEDHUR ME VOTE DREJTPERDREJT NGA POPULLI! VETEM KESHTU PUSHTETI DHE QEVERISJA VENDORE DO TE JETE ME AFER HALLEVE, NEVOJAVE DHE PROBLEMEVE TE BANOREVE, DHE PER ZGJIDHJEN E TYRE SA ME TE SHPEJTE DHE EFIKASE.

tirana03/03/2021 18:58

Elbasani eshte nje qark me potencial te jashtezakonshem bujqesor e blegtoral . Kesisoj nga ana e partise demokratike lipset urgjentisht te realizohen politika efikase edhe ne kete sektor , per faktin e thjeshte se gjate viteve 2005 - 2013 u aplikuan me shume sukses politika duke patur ne dispozicion si mbeshtetje financiare falas nga ana e buxhetit te shtetit jo me teper se 8 - 10 milion euro ne vit ....., nderkohe qe gjate kesaj fushate elektorale jane deklaruar se mbeshtetja falas nga buxheti i shtetit parashikohet te jete drri ne 10 - 15 here me e madhe ....????!!!! Por per te realizuar keto politika PD-ja duhet ta marre vete drejtimin e ministrise se bujqesise .

Shto koment

Denonco