Tabaku: Si e gënjen Rama, biznesin e vogël

Tabaku: Si e gënjen Rama, biznesin e vogël

12:49, 03/03/2021
A+ Aa A-

Jorida Tabaku, ish-deputete ePD, ka shoqëruar sot kreun e PD-së, Lulzim Bashën, në takimet që ai pati me qytetarë dhe vizitat në bizneset e njësisë nr.3 në Tiranë. Gjatë këtyre bisedave, rrëfimeve, i ka rënë në sy një fakt se si e gënjen kryeministri i vendit, biznesin e vogël.

Tabaku shkroi më pas në Fb: "Gjatë takimeve me bizneset në njësinë 2 u ndesha me provat se si e gënjen Edi Rama këtë kategori vitale të shoqërisë sonë. Në darkë u thotë në televizione shqiptarëve se biznesi vogël ka 0 taksa, paradite u dërgon fletë-gjobat për fiskalizimin që ka kosto 400 euro - 2000 euro për bizneset.

Fiskalizimi do të bëhet nul nga qeveria e drejtuar nga Lulzim Basha pas 25 prillit. Plani ynë ekonomik do ta çlirojë biznesin nga barra e rëndë që u ka ngarkuar një kryeministër që punon vetëm për vete dhe një grusht njerësish që janë etalon të korrupsionit.

Partia Demokratike do ta zhbëjë ketë sistem pabarazish, ku i ndershmi vuan dhe i korruptuari gëzon nga vjedhja e pasurisë së përbashkët. Ne kemi punuar për të krijuar një sistem ku qytetari fiton! Familjet fitojnë! Shqipëria Fiton!" ka theksuar Tabaku/
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco