Raporti i ‘Freedom House’, Meta: Shqipëria një hap më pranë autoritarizmit

Raporti i ‘Freedom House’, Meta: Shqipëria një hap më pranë autoritarizmit

12:34, 03/03/2021
A+ Aa A-

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar pas publikimit të raportit të “Freedom House” për lirinë në botë, ku Shqipëria shënoi rënie me një pikë.

Kreu i Shtetit deklaron se Shqipëria është një hap më pranë autoritarizmit dhe e rendur mes regjimeve hibride. Sipas tij, shemba e TK, dhunimi i protestuesve dhe vrasja e Klodian Rashës nuk mund të mbulohen me propagandë.

MESAZHI I PLOTË

Shqipëria një hap më pranë autoritarizmit!

“Freedom House” e zbret Shqipërinë edhe më poshtë për vitin 2020, mes regjimeve HIBRIDE!

Shembjen e Teatrit Kombëtar për interesa klienteliste, dhunimin e protestuesve dhe vrasjen kriminale të Klodian Rashës gjatë kohës së pandemisë nuk mund t’i mbulojë asnjë propagandë. Këto dhe të tjera ngjarje të rënda kurrë nuk do të amnistohen dhe për to drejtësia do vendoset në vend.

Përkeqësimi i të gjithë treguesve, veçanërisht shkelja mizore e të drejtave të njeriut, është një kambanë e fortë alarmi për instalimin e shtetit policor, që e kam denoncuar prej kohësh.

Referendumi i 25 prillit 2021 është momenti historik për t’i dhënë një trajektore të re të demokracisë, shtetit ligjor dhe respektimit të të drejtave të njeriut, me qëllim përmbushjen sa më parë të kushteve të vendosura nga Bashkimi Europian.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari03/03/2021 13:03

KËTË RAPORT SATRAPI I SURRELIT DO TA QUAJË DHE DO TA SHESË PËRSËRI SI SUKSES TË TIJ SEPSE SHIFRAT NUK JANË EDHE AQ TË ULTA DHE SHQIPËRIA NUK ËSHTË E FUNDIT!!! ASHTU SIÇ PO I SHET SI "SUKSES" SHUPLAKAT DHE DRURIN QË HËNGRI PARDJE NË BRUKSEL!!! LARG QOFTË DHE MOS E DHËNTË ZOTI, NËSE KY SATRAP I MALLKUAR I SURRELIT DO TË VERBOJË, DO TË SHURDHOJË DHE DO TË BUDALLALLEPS SHQIPTARËT DHE TË MARRË MANDATIN E TRETË!!!! ZOTI IU DHËNTË SY, VESHË DHE TRU SHQIPTARËVE NË 25 PRILL!! MOS E HARRONI SKËTERRËN E KËTYRE 8 VITEVE QË PËRJETUAT ME SHPIRT NDËR DHËMBË!! ZOTI IU RUAJTTË SHQIPTARËVE KUJTESËN, LLOGJIKËN DHE ARSYEN PËR KËTO 8 VITE TË ZEZA, TË MBRAPSHTA, TË NËPËRKËMBURA NGA RILINDASIT DHE TË SHKUARA DËM NGA JETA E TYRE!!! 8 VITE ASNJË PUNË, ASNJË TË ARDHUR, ASNJË MIRË PËR POPULLIN, ASGJË FARE, PO FARE PËR VOTUESIT, POR MAJMËRI VETËM PËR VETEN E TYRE DHE TARAFET E TYRE! 8 VITE VETËM NËPËR EKRANE, FEJSBUQE DHE KONFERENCA SHTYPI MASHTRUESE DHE TRUSHPËLARSE PËR ATA QË U KISHIN MBETUR EDHE PAK TRU NË KOKË!!! KU JANË ARRITJET, SUKSESET, INVESTIMET, PUNËSIMET, RRITJA EKONOMIKE FAMILJARE KËTO 8 VITE??? KU JANË? APO POPULLI JETON NË BOTËN VIRTUALE 3D TË SATRAPIT TË SURRELIT DHE HAREMIT TË TIJ???

Shto koment

Denonco