'Më 25 prill shqiptarët do e çojnë Ramën në shtëpi, do fitojë Shqipëria'

'Më 25 prill shqiptarët do e çojnë Ramën në shtëpi, do fitojë Shqipëria'

12:09, 03/03/2021
A+ Aa A-

Nga Lulzim Basha

Isha sot pranë qytetarëve dhe bizneseve të Njësisë 3 në Tiranë dhe bisedova me shumë prej tyre rreth ndryshimit që po vjen. Entuziazmi dhe shpresa e mirë që ka ngjallur bashkimi i të gjithë qytetarëve për sjellë ndryshimin që i nevojitet Shqipërisë ndjehen në çdo shtëpi, në çdo rrugë të Tiranës.

Dëgjova nga qytetarët dëshmi që provojnë se Shqipëria ka mbetur në vendnumëro me Edi Ramën. Për 8 vite, vendet që ishin në të njëjtin nivel zhvillimi me ne kanë hyrë në një shteg të ri zhvillimi. Vetëm vendi ynë nuk ka bërë asnjë hap para në asnjë drejtim: as në ekonomi, as në shëndetësi, as në arsim, as në infrastrukturë. Të rinjtë tanë po e braktisin vendin dhe ne po zhytemi drejt fundit të vendeve në zhvillim.

Qytetarët tiranas kanë 8 vite që durojnë vërshimet e përditshme të inspektorëve, gjobëvënësve të pushtetit. Pagat dhe pensionet nuk janë rritur. Çmimet e energjisë, karburantit, ushqimeve dhe ilaçeve janë bërë të papërballueshme. Edi Rama dhe qeveria e tij mendojnë vetëm për vete. Paratë e taksave ua ndajnë oligarkëve. Për qytetarët nuk ka asnjë ndihmë edhe në këto ditë të vështira.

Por shqiptarët janë njerëz të fortë. Këtë e shoh çdo ditë në sytë e tyre kur më japin fjalën se do të qëndrojnë deri më 25 prill për ta dërguar Edi Ramën në shtëpi. Ai është përgjegjës për dështimet e Shqipërisë në 8 vitet e fundit. Edi Rama është dështimi vetë. Prandaj, më 25 prill Rama do të humbë, do të fitojë Shqipëria dhe ne do të fillojmë punën për qytetarët shqiptarë.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shqiptari03/03/2021 13:00

    LARG QOFTË DHE MOS E DHËNTË ZOTI, NËSE KY SATRAP I MALLKUAR I SURRELIT DO TË VERBOJË, DO TË SHURDHOJË DHE DO TË BUDALLALLEPS SHQIPTARËT DHE TË MARRË MANDATIN E TRETË!!!! ZOTI IU DHËNTË SY, VESHË DHE TRU SHQIPTARËVE NË 25 PRILL!! MOS E HARRONI SKËTERRËN E KËTYRE 8 VITEVE QË PËRJETUAT ME SHPIRT NDËR DHËMBË!! ZOTI IU RUAJTTË SHQIPTARËVE KUJTESËN, LLOGJIKËN DHE ARSYEN PËR KËTO 8 VITE TË ZEZA, TË MBRAPSHTA, TË NËPËRKËMBURA NGA RILINDASIT DHE TË SHKUARA DËM NGA JETA E TYRE!!! 8 VITE ASNJË PUNË, ASNJË TË ARDHUR, ASNJË MIRË PËR POPULLIN, ASGJË FARE, PO FARE PËR VOTUESIT, POR MAJMËRI VETËM PËR VETEN E TYRE DHE TARAFET E TYRE! 8 VITE VETËM NËPËR EKRANE, FEJSBUQE DHE KONFERENCA SHTYPI MASHTRUESE DHE TRUSHPËLARSE PËR ATA QË U KISHIN MBETUR EDHE PAK TRU NË KOKË!!! KU JANË ARRITJET, SUKSESET, INVESTIMET, PUNËSIMET, RRITJA EKONOMIKE FAMILJARE KËTO 8 VITE??? KU JANË? APO POPULLI JETON NË BOTËN VIRTUALE 3D TË SATRAPIT TË SURRELIT DHE HAREMIT TË TIJ???

    Shto koment

    Denonco