Lajmi i fundit

LIVE/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Himarë për të zgjedhur kryetarin e komanduar

Presidenca-Ramës: E votove Reformën me bisht ndër shalë, me Metën do të shihesh në parlamentin e ri

Presidenca-Ramës: E votove Reformën me bisht ndër shalë, me Metën do të shihesh në parlamentin e ri

12:00, 03/03/2021
A+ Aa A-

Këshilltari i Presidentit Ilir Meta ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama në aktivitetin “Drejtësia që duam” në kuadër të zgjedhjeve të 25 prillit.

Këshilltari i kreut të shtetit, Tedi Blushi, i kujton kryeministrit Rama koncesionin për afatin e aeroportit të Rinasit, që është kthyer në Kuvend nga Meta, duke iu drejtuar me një paralajmërim: “Mos guxo të votosh koncensionin e aeroportit! Ti e di mirë se çfarë të pret dhe nuk mund të thuash, që s’je paralajmëruar më herët për këtë”, shprehet Blushi.

“Deri në mbledhjen e Parlamentit të ri, që do të dalë nga referendumi i 25 prillit, jepi zemër Ansamblit “Babëzia” dhe shtrëngo fort poturet e gjëra!”, shkruan ndër të tjera këshilltari i Presidentit Meta.

POSTIMI I PLOTE:

Shihni çfarë degradimi: Ramaforma gati për mandatin e tretë! Ha ha ha!

O shakaxhi i integrimit, nëse do kesh fatin të zgjidhesh deputet më 25 prill, me Presidentin Meta do takohesh sy më sy në Parlamentin e ri.

Si në 22 korrik 2016 kur ti nuk erdhe në ballafaqim, por e votove Reformën në Drejtësi me bisht ndër shalë.

Ky ballafaqim është i pashmangshëm! Kurrë nuk do kesh shpëtim!

Madje do ftohen të gjithë partnerët tanë, që ti i përgojon dhe i diskrediton aq shumë.

Ti vazhdon të bësh ligje antikushtetuese me shpresën për ta vrarë totalisht besimin te Drejtësia, që ti ke kapur.

Kjo i rëndon edhe më shumë rekordet e tua të zeza, por nuk e ndryshon dot fatin tënd të paracaktuar, që nuk mund të jetë fati i Shqipërisë dhe i shqiptarëve të ndershëm, pa dallime partiake.

Deri në mbledhjen e Parlamentit të ri, që do të dalë nga referendumi i 25 prillit, jepi zemër Ansamblit “Babëzia” dhe shtrëngo fort poturet e gjëra!

Dhe një paralajmërim: Mos guxo të votosh koncensionin e aeroportit! Ti e di mirë se çfarë të pret dhe nuk mund të thuash, që s’je paralajmëruar më herët për këtë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco