Albin Kurti: Do votoj më 25 prill, Shqipëria ka nevojë për ndryshim

Albin Kurti: Do votoj më 25 prill, Shqipëria ka nevojë për ndryshim

11:49, 03/03/2021
A+ Aa A-

Kryeministri i zgjedhur i Kosovës, Albin Kurti, tha se në 25 Prill, do të vijë të votojë në zgjedhjet parlamentare që mbahen në Shqipëri duke shfrytëzuar në këtë mënyrë pasaportën e tij shqiptare.

“Unë do të vij të votoj në 25 Prill në Shqipëri”, u shpreh Kurti, ndërsa ftoi qytetarët të votojnë 3 kandidatët për deputetë të Vetëvendosjes.

Kurti  tha se marrëdhëniet e tij me kryeministrin e Shqipërisë, qoftë ai dhe Edi Rama do të jenë më të mirat që liderët e dy vendeve kanë pasur në kohë mes tyre.

Nga Tirana, teksa u prezantuan kandidatët për deputetë të Vetëvendosjes për zgjedhjet e 25 Prillit, Kurti vlerësoi kontributin e Boiken Abazit.

“Ju falënderoj që i jepni përgjigjur pozitivisht kërkesës sonë. E falënderoj qendrën e Vetëvendosjes në Tiranë dhe Boiken Abazin. Këtë pranverë mbushen 15 vite që njihem me Boikenin, ai është një aktivist i pathyeshëm dhe njeri i pakorruptueshëm. Shqiptarët kanë nevojë për ndryshime, dhe ata të Kosovës. Shqiptarët e pakënaqur janë shpresa e Shqipërisë, rrjedhimisht dhe e jona. Ne nuk i dallojmë ata. Hallet e tyre të veçanta janë më ta mëdha”, tha Kurti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Skrapari03/03/2021 16:00

Nje keshille shoku Albin. Po bere mire punet ne Kosove je ne rregull. Mos u perzje me punet e Shqiperise, pavaresisht se jemi vellezer

Gj 03/03/2021 13:30

ka o vella nevoj shume per ndyshym,ishalla nuk i blen ky plehra

Shqiptari03/03/2021 12:59

MOS U MASHTO I NDERUAR ALBIN! ME RAMËN KRYEMINISTËR (LARG QOFTË!) NUK KE PËR TË PATUR KURRË MARRËDHËNIE TË MIRA, SEPSE AI TË URREN TY PERSONALISHT, AI E URREN KOSOVËN TMERRËSISHT, AI E URREN TË GJITHË SHQIPTARINË DHE DEMOKRACINË! BËRE GABIM SHUMË TË MADH QË NUK E REGJISTROVE PARTINË LVV TË SHQIPËRISË NË KOALICION ME PD APO ME LSI. TI NUK E DI SE SI FUNKSIONOJNË VOTIMET DHE NË ÇFARË TRYSNIE POLITIKO-PSIKOLOGJIKE JANË VOTUESIT NË SHQIPËRI!!! VOTUESI SHQIPTAR KA 30 VJET QË NUK I KONCEPTON DOT VOTIMET E LIRA DHE TË NDERSHME NË SHQIPËRI, VOTIMET PA VJEDHJE, PA PRESIONE, PA SHIT-BLERJE VOTASH, ASHTU SI NË KOSOVË!!! DUHET TA DISH MIRË QË VOTA JOTE PËR KANDIDATËT E LVV JASHTË NGA 2 LISTAT E OPOZITËS NË SHQIPËRI NUK ËSHTË VOTË PËR NDRYSHIM DHE PËR RRËZIMIN E RAMËS, POR ËSHTË VOTË PËR RAMËN!

Shto koment

Denonco