‘Shëndetësia falas’ ose Emanuela 24 vjeçe me tumor që nuk i japin KEMP! Korçë, 24-vjeçarja Emanuela Janaq

‘Shëndetësia falas’ ose Emanuela 24 vjeçe me tumor që nuk i japin KEMP!

10:51, 03/03/2021
A+ Aa A-

24-vjeçarja korçare Emanuela Janaq, e operuar disa herë nga tumori, është ilustrimi më i tmerrshëm i korrupsionit në Korçë dhe i së ashtuquajturës “shëndetësi falas”.

Prej operacioneve që ka kryer në Tiranë për të hequr tumorin, nuses së re rome që fle në kasollen e së ëmës sepse nuk ka shtëpi, në Tiranë i kanë lëshuar dokumentin se duhet të përfitojë KEMP-in.

Por ka mbi 14 muaj që strukturat e korruptuara shëndetësore të Korçës nuk ia japin pagesën e ndihmës që e kanë detyrim me ligj, për burokracitë e tyre.

Ndërkohë, Emanuela merr morfina dhe punon me prindërit për të blerë barnat e shtrenjta.

Edmons Spaho, drejtuesi politik i PD-së në Korçë e ka bërë publik rastin tragjik, një ndër të shumë të tjerëve vetëm në familjet më të varfra të Korçës, në familjet rome, me këtë shënim që jep dhe shpresë:

Emanuela Janaq,  me tumor, e operuar disa herë, invalide, pa shtëpi, pa ndihmë ekonomike, e sorrollasin dhe nuk i japin KEMP.

Sa herë ka zgjedhje, Përgjegjësi i Çështjeve Sociale në bashkinë e Korçës i gënjen se do t’u japë shtëpi në këmbim të votës!!!

Në 25 Prill do të ketë një ditë të bardhë edhe për këta, sepse Rama do të humbasë dhe Shqipëria do të fitojë.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco