Koncesioni 100 mln euro i Ramës/ Zbardhet padia në SPAK

Koncesioni 100 mln euro i Ramës/ Zbardhet padia në SPAK

11:04, 03/03/2021
A+ Aa A-

Çështja e koncesionit 100 milionë euro për gjurmimin financiar të transaksioneve të hidrokarbureve ka shkuar në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion.

Gazeta “Panorama.al” ka zbardhur padinë që në objekt të saj përmban kallëzim të veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal dhe “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”, parashikuar nga neni 328/a, i Kodit Penal. Kallëzimi është bërë nga Partia Demokratike dhe përveç shkeljes ligjore që është bërë me paracaktimin e fituesve të koncesionit 100 milionë euro, sipas PD-së, është shkelur edhe akti i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, që ndalon dhënien e koncesioneve 4 muaj para zgjedhjeve.

“Ky koncesion, përveçse duket se është i programuar se kujt do t’i shkojë, pasi kriteret e përgjithshme dhe të veçanta që duhet të plotësojë fituesi duket qartësisht që janë draftuar duke mbajtur ndërmend një kompani të identifikuar që duhet ta fitojë, për më tepër vjen në një kohë që ligji i posaçëm (Kodi Zgjedhor) dhe aktet nënligjore të KQZ ndalojnë shprehimisht dhënien e koncesioneve ose favoreve publike në një periudhë kaq afër zgjedhjeve. Konkretisht, vendimi nr. 9, datë 24.12.2020, në nenin 3, pika 4, të Komisionit Rregullator, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, parashikon se: Katër muaj para datës së zgjedhjeve deri në ditën e zgjedhjeve ndalohet dhënia e kontratave publike të koncesionit/partneritet publik privat (PPP), për të cilat nuk është bërë njoftim publik se do të zhvillohen, nuk janë vijim i një procedure koncesionare të identifikuar dhe nisur, apo nuk janë parashikuar për t’u financuar nëpërmjet buxhetit të miratuar të vitit zgjedhor”, thuhet në faksimilen e padisë të siguruar nga gazeta “Panorama.al”.

Kallëzimi penal u depozitua në SPAK nga sekretari për çështjet ligjore në PD, Çlirim Gjata dhe ish-deputeti Agron Shehaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco