Vasilika Hysi braktis PS-në/ Si u përplas dy herë me Ramën

Vasilika Hysi braktis PS-në/ Si u përplas dy herë me Ramën

10:52, 03/03/2021
A+ Aa A-

Vasilika Hysi ka vendosur që pas 12 viteve të largohet nga angazhimet e saj nga Partia Socialiste. Këtë e bëri të ditur kryeministri Edi Rama në një konferencë teksa prezantonte programin “Drejtësia që duam”

“Vasilika më ka bërë me dije se ka vendosur t’ju hapë rrugën kalamajve. Vasilika, me gjithë konsideratën dhe besoj nuk kishte vend më të mirë se ky, ku ti ke një rol kyç për ç’ka kemi bërë për reformën në drejtësi”, tha Rama.

Por Hysi largohet pas të paktën dy përplasjeve me kryeministrin për çështje të ndjeshme.

Fillimisht ajo pati mbajtur një qëndrim të ashpër, dukshëm në kundërshtim me kryeministrin Edi Rama, për abuzimin seksual të një vajze minorene nga roja e shkollës. Rasti në fjalë pati tronditur opinionin publik. Diskutimi i saj në Komisionin e Ligjeve për këtë çështje raportohet se u fshi, pasi ajo dhe Mimi Kodheli rrëzuan propagandën për mënyrën se si zgjidhen mësuesit dhe drejtuesit e shkollave.

Së fundmi ajo pati deklaruar se termi ‘vdekje aksidentale’ mund të shmangej për rastin e vrasjes së Klodian Rashës nga policia. Ky term u përdor nga kryeministri Edi Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gj 03/03/2021 13:36

bravo zonja hyski

Shto koment

Denonco