Kapja e plotë/ Rama: Mandati i tretë më duhet për drejtësinë

Kapja e plotë/ Rama: Mandati i tretë më duhet për drejtësinë

10:34, 03/03/2021
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur të mërkurën se një mandat i tretë i duhet për drejtësinë. Ai tha se këto zgjedhje janë të lidhura ngushtë me fatin e drejtësisë në Shqipëri.

I vënë nën akuzë se ka kapur çdo pushtet në vend dhe se po ndikon te drejtësia e re, Rama i bëri të qarta synimet e tij për mandatin e tretë, duke konfirmuar frikën e vëzhguesve të pavarur se drejtësia do vendoset plotësisht në dorën e tij me një mandat shtesë.

“Të gjithë ju motra e vëllezër, zgjedhës të çfarëdo kahje diskutoni përditë e më shumë me njeri-tjetrin për zgjedhjen që duhet të bëni në 25 prillin që po afron. A duhet të më jepni mua dhe PS një mandat të tretë apo duhet të rimerrni në drejtimin e vendit ata që kanë qenë me vite aty deri para 42 muajsh. Në fakt ky që vjen është mandati i tretë për mua dhe PS dhe mandati i 5 për Saliun, Lulin dhe PD. Pa harruar se është dhe mandati i 5 për Ilir dhe Monikën, herë me PS, herë me PD, prapë me PS, prapë me PD, gjithnjë me të njëjtin avaz. Sa herë fitojnë ata, Shqipëria humb. Shqipëria është më mirë se dje, por ende ajo që ju doni dhe as ajo që unë dua. Prandaj kërkoj mandatin e tretë se po të ndihesha i kënaqur do ndalesha këtu”, deklaroi Rama.

“Më dëgjoni me shumë vëmendje ju lutem, këtë që po përpiqem t’ju them sot. Këto zgjedhje lidhen në radhë të parë me fatin e drejtësisë në Shqipëri për një kohë të gjatë pas 25 prillit, mbase për më shumë se një dekadë të tjerë. E di që jeni lodhur duke pritur me dekada drejtësinë që meriton dhe që ne shumica e sotme, PS duam për Shqipërinë, për çdo qytetar të këtij vendi, që unë dua për fëmijët tanë pa dallim në radhë të parë. Jeni lodhur me padrejtësitë që vazhdojnë dhe me ndjenjën shkurajuese të pandëshkueshmërisë për ata që ju mendoni se nuk meritojnë vend tjetër, veç bankës së të akuzuarve. Për zullumet që kanë bërë dhe që bëjnë edhe sot e gjithë ditën, sidomos për ata që kanë kostum, kanë kravatë dhe flasin e veprojnë nga maja të ndryshme, prej ku duken sikur janë të paprekshëm pavarësisht atyre që kanë bërë dhe që bëjnë. Por kjo lodhje sado njerëzore, e kuptueshme, e mirëkuptueshme madje, është sot këshilltari më i keq në rrugën për të arritur drejtësinë që duam. Madje ajo është vetë armiku numër 1 i të nesërmes së sigurt të drejtësisë sepse pikërisht kjo lodhje, kjo pakënaqësi mund t’ju çojë në drejtimin më të gabuar të mundshëm në zgjedhjen tuaj më 25 prill”, tha Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Skrapari03/03/2021 15:55

Po c'pidhin e Lindes kerkon ti mut muti mor te qifsha robt ku ti kesh. E ndrite keto tete vjet ti qelbesire qe kerkon te vegjetosh akoma? Kete radhe te siguroj une qe ti merr ate qe meriton. Behu gati per te 313.

Gj 03/03/2021 13:37

te q... drejtesin tende,te me falni ju tjeret.

Drejtesi03/03/2021 12:04

O i lojtur! E kam thene dhe me pare, qe ti ndodhesh prej kohesh ne vendin e gabuar,pasi duhet te te mbyllin ne nje dhome te spiralit psikiatrik. Ky do bej drejtesi... Zot na ruaj!

kadri hasbiu03/03/2021 12:01

me te q...... ropt e shpis po te ishte rejtesia gjyem e drejte ti do ishe ne burg me gjith olsin tend

Shto koment

Denonco