Mbi 8 mijë të vdekur shtesë/ Kësaj qeverie i ka rënë ‘hija e vdekjes’

Mbi 8 mijë të vdekur shtesë/ Kësaj qeverie i ka rënë ‘hija e vdekjes’

10:15, 03/03/2021
A+ Aa A-

Shumëkush në rrjetet sociale po ironizon me sloganin ‘Shqipëria buzëqesh’, në një kohë kur në vend po regjistrohen mijëra vdekje.

Është e pamundur të hapësh rrjetet sociale, pasi të vërshojnë qindra njoftime për humbjen e njerëzve të dashur.

Kësaj qeverie duket se i ka rënë hija e vdekjes, komentojnë njerëzit në rrjetet sociale.

Statistikat janë të frikshme. Vetëm në shkurt janë regjistruar 1541 vdekje më shumë se një vit më parë.

Në total janë mbi 8 mijë vdekje më shumë gjatë një viti pandemi.

Sigurisht që qeveria i ka zbukuruar këto shifra, por shumica kanë ardhur për shkak të koronavirusit.

Ekspertët dhe opozita kanë akuzuar se vdekjet nuk po numërohen, por statistikat e detyruara zyrtare po zbulojnë të vërtetën e frikshme. Ajo tregon se Shqipëria është një nga vendet me numrin më të lartë të viktimave në botë, çka sugjeron se menaxhimi i pandemisë ka qenë katastrofik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco