Basha: Hapja e 110 mijë vendeve të punës, pika kryesore e planit tonë

Basha: Hapja e 110 mijë vendeve të punës, pika kryesore e planit tonë

10:05, 03/03/2021
A+ Aa A-

Kryetari i opozitës Lulzim Basha u shpjegoi qytetarëve në Tiranë, në njësinë nr.3 që ai vizitoi sot, se “pjesa kryesore e planit tonë ekonomik është hapja e 110 mijë vendeve të punës.”

Basha shpjegoi edhe rrugët për arritjen e këtij synimi: “… çka do ta arrijmë duke thithur investimet e huaja dhe duke gjallëruar ekonominë , duke zgjuar energjitë e ekonomisë kombëtare me uljen e taksave, me uljen e çmimit të naftës, ato që kanë bërë vendet e tjera dhe ia kanë dalë ta përballojnë krizën shumë më mirë sesa ne.

Bashkë në 25 Prill të sjellim ndryshimin dhe kjo do të bëjë pastaj që çdokush të fitojë.

    Ka 8 vite në krizë ekonomike, pandemia vetëm ja nxori petët lakrorit siç themi ne në Shqipëri. Kemi një vit që i kërkojmë qeverisë që paratë e taksave që ua ka marrë shqiptarëve t’ja kthejë shqiptarëve në kohë pandemie. Në vend që të bënte këtë ia ka dhënë një grushti oligarkësh dhe kjo është arsyeja pse jeni në këtë krizë dhe kjo është arsyeja kudo që shkoj takoj njerëz që kanë mbyll dyqanet, kanë mbyllur bizneset ose i kanë nxjerrë nga puna.

    Kjo është emergjencë kombëtare. E para punës, shëndetësia. E dyta, ekonomia kështu që me 25 prill duhet të bëhemi të gjithë bashkë!” theksoi kreu i PD-së.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco