Lajmi i fundit

LIVE/ Drejtuesit e Partisë Demokratike takim me demokratët e Belshit

Qytetarët: Presim ndryshimin e madh/ Basha: Duhet të bashkohemi!

Qytetarët: Presim ndryshimin e madh/ Basha: Duhet të bashkohemi!

09:42, 03/03/2021
A+ Aa A-

Kryetari i PD, Lulzim Basha, ishte në Njësinë nr.3 në Tiranë ku u takua dhe bisedoi me biznese e qytetarë. Basha dëgjoi prej tyre problematika nga më të mdryshme që reflektojnë krizën e thellë ekonomike e sociale në vend. "Situata është e vështirë, nuk kemi nga të shkojmë", - thonë shumica e bizneseve në të cilat ndaloi kreu i opozitës. E në këtë situatë të krize biznesi dhe qytetarët sytë i kanë nga opozita.

"Ne presim ndryshimin e madh", - shprehet një prej përfaqësuesve të biznesit duke iu referuar 25 prillit.

"Duhet të bëhet ndonjë gjë", - thotë një qytetar i cili ndalon zotin Basha në rrugë.

E përballë gjithë këtyre problematikave dhe pritshmërive, Basha iu shpalosi bizneseve dhe qytetarëve planin ekonomik të PD dhe programin qeverisës.

Basha tha se me 25 prill duhet të bashkohen gjithë shqiptarët për të sjellë ndryshimin që presin të gjithë e për të sjellë në drejtim të vendit një qeveri që punon e mendon për shqiptarët.

“Më 25 prill duhet të jemi bashkë për ndryshimin. Kjo është kryesorja, pas kësaj gjërat do fillojnë të bëhen më mirë. Mrekullira nuk premtojmë, por do të kemi normalitet. Një qeveri normale sjell normalitet dhe për ju si të vetëpunësuar, si biznes i vogël për fëmijët e juaj normalitet përmes një qeveri normale këtë premtojmë pas 25 prillit. Por duhet të jemi të gjithë bashkë.

Edhe masat anti-Covid që vendet e tjera i kanë marrë ne i kemi planifikuar fillimisht ia kërkuam kësaj qeverie në shtator, nuk i mori për ju, ne do t’i bëjmë realitet.

Edhe ajo nuk është se është ndonjë mrekulli por një mijë euro, një çek prej 1000 euro për çdo biznes të vogël të paktin të kaloni këtë situatë kaq të vështir është një nga angazhimet e planit tonë anti-Covid që do ta bëjmë realitet.

E vetmja gjë që na duhet është të jemi të gjithë bashkë sepse Shqipëria është e të gjithëve por me 25 prill do të bëhemi të gjithë bashkë që ta marrim prapë në duart tona. Të gjithë bashkë. Me optimizëm. Se jeni njerëz të fortë. Ju keni kaluar vështirësi shumë të mëdha. Do ta kalojmë edhe këtë bashkë. Mbas 25 prillit do ta kaloni me një qeveri të re që do jetë në krahun tuaj. Të gjithë bashkë më 25 prill ta ndryshojmë."

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco